Kontrata me PSG dhe e ardhmja, Di Maria konfirmon dëshirën e madhe

20:56 | 25/01/202020:560

Angel Di Maria ka folur rreth së ardhmes së tij në konferencën për shtyp përpara transfertës kundër Lille. Argjentinasi po zhvillon një sezon shumë të mirë me PSG dhe deri tani ka shënuar 10 gola. Anësori i djathtë ofensiv ka një kontratë deri në verën e vitit 2021 me klubin francez.

32-vjeçari (i mbush për Shën Valentin) e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të mbyllur karrierën në vendlindje, teksa premton se do të respektojë deri në fund kontratën me PSG.

Jo, nuk e kam mendjen te rikthimi në Argjentinë. Nuk po bisedoj me askënd, jam totalisht i përqendruar vetëm te ndeshja e radhës. Kam edhe një vit kontratë me PSG, jam i qetë dhe i përqendruar te puna e përditshme. Ideja ime është që PSG do të jetë klubi im i fundit europian, më pas do të rikthehem në vendlindje“, thekson Angel Di Maria. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono