Konstituohet Këshilli Bashkiak në Shkodër, protestojnë mbështetësit e PD-së

14:03 | 19/08/2019

Nuk ka përfunduar sfida e socialistëve për t’i veshur Shkodrës ngjyrën e rilindjes së majtë.

Pavarësisht devijimit të vendit ku ishte caktuar më herët konstituimi i këshillit bashkiak, opozita iu drejtua ambienteve të universitetit Luigj Gurakuqi ku nën mbikëqyrjen e të dërguarit të ri të Kryeministrit, Tom Doshit u zhvilluan zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Jashtë ambienteve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” mbështetës të opozitës u përplasen me forcat e rendit jo të pakta në numër. Zëri i tyre në konstituimin e këshillit të ri bashkiak u bë kryetarja aktuale këshillit të qarkut Shkodër, Greta Bardeli.

Pasi qëndroi në heshtje për pak minuta u ngrit për t’i paralajmëruar se anëtarët e zgjedhur po konsumojnë disa vepra penale dhe se ky këshill bashkiak e të gjitha vendimet e tij janë nul. Pas largimit të saj mbledhja vazhdoi qetësisht.

Me votim të fshehtë u zgjodhën anëtaret dhe Brisela Kadia kryetare e Këshillit Bashkiak Shkodër, e cila sqaroi se çdo të ndodhë më tej me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

“Duhet të shohim me VKM duke qenë se zonjës Ademi i ka mbaruar mandati ditën e sotme. Duhen parë hapësirat ligjore në lidhje me këtë”, tha Kadia.

Ndërsa deputetja Senida Mesi u shpreh se Valdrin Pjetri kanditati fitues në zgjedhjet vendore do të përballet me ligjin.

“Në rastin e paprecedentë që ndodhi në Shkodër, individët duhet të mbajnë përgjegjësi. Valdrini do përgjigjet si ço qytetar i lirë para ligjit për veprimet apo mosveprimet e tij”, tha Mesi.

Pas përfundimit të konstituimit, u shpërndanë anëtarët e këshillit të ri bashkiakë, ndërsa mbështetësit e opozitës iu vunë nga pas në veçanti deputetit Tom Doshi. Ndalesa e fundit e protestës në formë marshimi ishte Bashkia Shkodër aty ku kryetarja Voltana Ademi dha mesazhin e saj.

“Që të jem kryebashkiake e Shkodrës deri në momentin sa më të shpejtë për të gjithë ne dhe jo vetëm për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë, kur ne shqiptarët të sigurojmë zgjedhje të drejta dhe të rregullta, ku ne mund të zgjedhim të lirë”, tha Ademi./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono