VIDEO/ Mediu mbështet Metën: Këshilli Politik, jo vetëm për reformën zgjedhore

15:04 | 22/01/202015:040

Kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu mbështet idenë e Presidentit të Republikës Ilir Meta që konsensusi i arritur për reformën zgjedhore të jetë më i gjerë në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Në një intervistë për “ABC News”, Mediu propozon që të jetë pikërisht Këshilli Politik ai që të adresojë çështje që lidhen drejtpërdrejt me kërkesa të opozitës për zgjidhjen e krizës politike.

“Këshilli Politik është brenda asaj marrëveshje të arritur, një institucion që në gjykimin tim nuk është vetëm për një moment, por duhet të vazhdojë të funksionojë. Ky këshill politik ka funksion pozitiv”, tha Mediu që është edhe vetë anëtar i tij.

Thirrja e Presidentit Meta në “ABC News” që konsensusi për zgjedhoren të marrë përmasë më të gjerë për zgjidhjen e krizës politike, sipas Mediut është plotësisht e realizueshme nëse ka konsesus.

“Ajo çka ka thënë zoti Meta mund të funksionojë nëse ka një vullnet politik të mirëfilltë. Është gjetur një formulë bashkëveprimi  ndërmjet opozitës dhe parlametit për të gjetur zgjidhje që i shërbejnë vendit”, u shpreh ai.

Por a po kërkon opozita një institucion të ri që do t’i imponohet me vendimarrjet e tij Parlamentit?

“Më tepër se sa imponim është një vullnet politik i përbashkët për të konkluduar në konsesus që ti shërbejë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha më tej Mediu.

Opozita do të kërkojë në tryezën e reformës zgjedhore që vendi të ndjek modelin e Maqedonisë së Veriut ku përpara çdo procesi zgjedhor për 3 muaj vendi qeveriset nga një qeveri tranzitore./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono