Kongresi i PS, Balla: Të fitojmë bashkitë e marra peng nga opozita!

10:15 | 23/03/2019

Partia Socialiste ka nisur sot punimet e Kongresit te saj elektoral. Në të do të prezantohet lista e kandidatëve socialistë për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës në zgjedhjet e 30 Qershorit. Kongresi u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla.

Taulant Balla: “Shumica e shqiptarëve ka sot bindjen se ne jemi e vetmja forcë që mund të qeverisë vendin. Ne jemi e vetmja forcë poliitike që mund të ofrojë modle të susksesshme. Në zgjedhje e 30 Qershorit ne duhet të rikonfirmohemi jo vetëm në bashkitë e drejtuara prej nesh por edhe nga ato që mbahen peng nga pala tjetër. Ata u përpoqën të krijojnë një ngërç artificial me djegien e mandateve.

PS sot është e vetmja forcë politike model në Shqipëri. Është e domosdshme që të vazhdojmë aksionin tonë për rritjen e përfaqësië dhe anëtarësisë për të siguruara bashkëpunimin sistematik nga anëtari më i thjeshtë te kryetari i saj. Nga ky Kongres ne do të dalim më të motivuar për t’u përmirësuar edhe më tej. Partia është garancia e mos harresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delgatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për çdo lloj dialogu parlamentar në favor të vend dhe qytetarëve”. 

Etilda Gjonaj: “Në jemi partia që inicioni reformë më të rëndësishme reformën në drejtësi. Rezultatet e reformës në drejtësi deri më tani është vetëm fillimi. PS është e vendosur për të bërë shtet. Gjatë këtij mandatit kemi pasur qytetarin aleatin kryesorë që na mundësuar të kuptojmë pjesët dështuese të sistemit”.

Erion Braçe: “Kemi humbur shumë kohë por sot, shqiptarë të zakonshëm, secili prej tyre shtetin e ndjejnë te shërbimet publike. Për shkak të sistemit ne nuk do të jemi të barabartë por përmes platformës, nuk ka rëndësi kush je do trajtohesh si i barabartë. Po ndryshojmë, po shërbejmë më shumë. Sot eksportet bujqësore do fillojnë të rriten. Numri i turistëve të huaj rritet. Bëni dhe ju siç bënë studentët dhe pas fjalës së tyre ne plotësuam kushtet e tyre, bëni siç bënë shqiptarët që kërkuan drejtësinë. Vetëm kështu mund të bëjmë këtë vend”.

Elisa Spiropali: “Kongresi ynë është ngjarja më energjike e mjedisit tonë jo vetëm politike, por dhe, akademike e qytetare. Sot e gjithë vëmendja se cfarë do të ndodhë me Shqipërinë është e gjitha me ne. Sepse ndryshe nga kundërshtari ynë, kurrë nuk e braktisim betejën dhe për asnjë çast nuk i lëmë në baltë ata që na kanë besuar. Jashtë mureve të kësaj salle ka plot shqiptarë që në 2017 na dhanë një mandat spektakolar, na dhanë besimin e tyre për të vazhduar rrugën e transformimit europian të Shqipërisë. Nga ky kongres do të dalim të përgjegjshëm, edhe më të motivuar për t’u rritur për të plotësuar nevojat e shoqërisë. Europa nuk është një rrugëtim diku jashtë, është një udhëtim për të rizbuluar veten, për të prekur rrënjët tona. Ne nuk e tradhëtuam kurrë interesin tonë kombëtar edhe kur na thoshin hiqni dorë nga lufta ndaj informalitetit se do humbisni vota, mos e nisni luftën me kultivmin e kanabisit. Për të mos folur për reformën në drejtësi që në fillim e përqeshëm, dhe më vonë e sulmuar egërsisht nga jashtë dhe brenda koalicionit tonë. Të gjitha i bëmë me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste të Shqipërisë. Pushteti nuk merret me pazar, as me dhunë, por vetëm më votë. Shihemi në zgjedhjet lokale të Qershorit, ku do fitojmë edhe bashkitë që i mbani peng”.

Axhenda

Në Kongres është ftuar edhe ish-lideri i kësaj partie Fatos Nano, ashtu si edhe ish- Kryeministrat e tjerë socialiste. Puna përgatitore për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit është tema që zë vendin më të rëndësishëm të Kongresit të Partisë Socialiste. Duke iu referuar axhendës së publikuar, në këtë kongres nuk pritet konfirmimi i listës me 61 kandidatët zyrtarë të Partisë Socialiste për bashkitë, por vetëm komunikimi i listës së këshilltarëve bashkiakë të Tiranës.

I konceptuar në tri pjesë, në fokus të këtij Kongresi do të jetë diskutimi mbi bashkëqeverisjen me qytetarët, çfarë kërkojnë ata që të përmirësohet në të ardhmen dhe se si do trajtohen nevojat e kërkesat e qytetarëve nga drejtuesit e rinj të pushtetit vendor apo ata që do të rikonfirmohen nga Partia Socialiste. Fjalimet do të mbahen nga shumica e ministrave të kabinetit qeveritar.

Kryeministri Edi Rama është parashikuar të mbajë fjalimin e tij në seancën e dytë të Kongresit, pasi kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj të bëjë dhe prezantimin e listës së kandidatëve të PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë.

I konceptuar më shumë si Kongres Elektoral Partia Socialiste pritet të shpalosë vizionin e saj, strategjinë e vet dhe se si e sheh kjo forcë politike, qeverisjen lokale të Shqipërisë, jo vetëm deri tani, por dhe në katër vitet e ardhshme. Ftesë për të qenë bashkë me socialistët i është bërë edhe ish liderit historik të kësaj partie Fatos Nano./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono