Konflikti i banorëve për banesën, Ferhati: Media e rëndoi situatën, u thanë të pavërteta

19:26 | 12/03/2019

Konflikti i banorëve të gjimnazi Petro Nini dhe protesta e 16 marsit e opozitës u diskutuan në studion e Mirela Milorit me deputeten socialiste Klotilda Ferhati.

Në pamundësi të gjykimit të vendimit të Gjykatës, sa i takon konfliktit të banorëve për shembjen e banesës te Petro Nini, Ferhati thekson se ajo që u servir në media e rëndoi situatën, pasi u thanë lajme të pavërteta.

“Strukturat duhet të marrin masa. Ne nuk e gjykojmë dot nëse një vendim është i drejtë apo i gabuar, por ajo që u servir në media e rëndoi situatën, se u thyanë lajme të pavërteta. E vërtetaq ishte që situata ishte për zbatim të detyrimeve ligjore se Përmbarimi kërkon ndërhyrjen e policisë kur ekzekuton vendime të tilla. Mënyra si u servirën ishte e gabuar dhe thellonte më shumë dhimbjen. Edhe sensibilizimi ka patur ndikimi, por sensibilizimi duhet të bëhet në raport me të vërtetën, por nuk jam dakord me lajmet e pavërteta dhe të paverifikuara”.

Sa i takon situatës aktuale politke në vend, Ferhati thekson se e ka cënuar dhe të ardhmen e vendit, pasi ka ndikur në ekonominë dhe interesat e qytetarëve të thjeshtë.

“Politika që ka ndjekur opozita duke filluar nga bojkoti dhe protesta e djegia  e mandateve që solli protesta të dhunshme janë elementëtë që e kanë cënuar demokracinë dhe të ardhmen në vend kanë ndikuar dhe në çështjet ekonomike dhe interesat e qytetarëve të thjeshtë. Ndikon te turizmi dhe operatorët turistikë, sjell më pak të ardhura dhe te familjet shqiptare që kanë turzimin bazë të ardhurash”.

Deputetja socialiste theksoi gjithashtu se mazhoranca nuk pranon asnjë diskutim me opozitën për të marrë pushtetin në tavolinë.

“Dialogu është një nga instrumentat më të shëndetshëm, por në rastin konkret ne nuk pranojmë të bëjmë asnjë diskutim me opozitën që ka braktisur demokracinë dhe del nga mekanizmat ligjorë e kushtetues që ka ky vend. Dialogu po, por ne nuk pranojmë kurrë asnjë diskutim me opozitën që u jep atyre pushtet në tavolinë dhe cënon parimet kushtetuese”.  /abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono