Konfindustria: Të ndalohen transaksionet shtetërore me kompanitë “guackë”

14:27 | 16/12/2018

Duke marrë shkas nga skandali i fundit i kompanisë fituese të 30 milionë eurove nga dy tendera, Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike dhe ekzekutivit të paraqesë në seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Shqipërisë ligjin per ndalimin e kompanive “guackë”, nga pjesëmarrja në prokurimet publike dhe të gjitha llojet e tjera të bashkëpunimit me fonde dhe agjenci shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

Nuk mjaftojnë deklaratat për të treguar se është skandal dhënia e 30 milionë eurove një kompanie guackë që fiton dy tendera me dokumentacion të falsifikuar.
Konfederata e industrive të Shqipërisë i drejtohet ekzektivit që të dorëzojë në parlament menjëherë një ligj që ndalon këto kompani të marrin pjesë në prokurirmet publike dhe të gjitha llojet e tjera të bashkëpunimit me fonde dhe agjenci shtetërore. Në ligj duhet të përfshihet edhe detyrimi i bërjes publike të pronarëve të fshehur të kompanive të regjistruara në parajsa fiskale, që kanë fituar kontrata të përfunduara dhe/ose në vazhdim në tendera, koncesione, PPP, licenca dhe të gjitha llojet e transaksioneve me shtetin shqiptar dhe kompanitë me kapital publik.

“Ky ligj do të shërbejë edhe si provë minimale përgjegjshmërie ndaj skandalit të paprecedent të përfitimit me falsifikim nga kompania “guackë” në kohë rekord të 30 milionë euro-ve në tendera të organizuar nga agjenci qeveritare dhe kompani publike”. Konfindustria vlerëson, se prania e kompanive “guackë” të regjistruar në të ashtuquajturat parajsa fiskale në marrëdhënie financiare të të gjitha llojeve me shtetin shqiptar, dëmton rëndë interesat publike, buxhetin e shtetit, zhvillimin ekonomik të vendit, shkatërron standartet e konkurencës së biznesit dhe largon investitorët seriozë të huaj. Skandale financiare prej qindra milionë euro të ndodhura historikisht në Shqipëri janë të lidhura ngushtë me kompanitë “guackë”.

Sipas konfederatës së industrive të Shqipërisë kompanitë e regjistruar në parajsa fiskale janë të pranishme në një numër të madh sektorësh strategjikë të ekonomisë shqiptare me transaksione prej shumë miliarda dollarë si në sektorin financiar, banka, shfrytëzimi, prodhimi, përpunimi dhe tregtimi i karburanteve, impiante mbetjesh, aeroporte, infrastrukturë, teknologji. Ky ligj duhet miratuar menjëherë sugjeron Konfindustria pasi kompanite “guackë” krijojnë mundësi të shumta të pastrimit të parave të zeza, korrupsionit, fshehjes fiskale dhe deri te shmangia nga proceset e “vettingut” në drejtësi dhe politikë./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono