Konfindustria kërkesë zyrtare Kuvendit për çmimin e karburanteve

13:10 | 13/07/201913:100

Konfindustria do t’i kërkojë zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në asnjë rast akte ligjore, që parashikojnë  rritjen e mëtejshme të barrës fiskale në formën e taksave dhe tarifave mbi karburantet. Sipas Konfindustrisë nisma e fundit ligjore e qeverisë për krijimin e Agjencisë së Rezervave të Sigurisë së Karburanteve, do të çojë drejtpërdrejtë në rritjen e çmimeve.

Çmimi i karburanteve nuk duhet të pësojë më rritje. Kjo kërkesë do t’i dorëzohet zyrtarisht Kuvendit nga Konfederata e Industrive të Shqipërisë, me argumentin se Shqipëria radhitet sot në 20-25 vendet më çmimin më të lartë të karburanteve në botë, ku barra fiskale përbën deri në 60% të çmimit fundor për bizneset dhe qytetarët.

“Çmimi shumë i lartë bashkuar me cilësinë jashtë standardit të karburanteve në qarkullim, ka pasoja mbytëse dhe shkatërruese në ekonominë kombëtare, fuqinë konkuruese të prodhimeve & shërbimeve vendore, tërheqjen e investimeve të huaja, falimentimin e biznesit, industrive dhe mirëqënien e qytetarëve”.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Konfindustria shprehet se nuk është parimisht kundër krijimit të një enti shtetëror të rezervave të sigurisë së karburanteve, por thekson, se mekanizmi financiar i parashikuar në projektligj, që çon drejtpërdrejt në rritjen e barrës fiskale dhe si rrjedhim rritjen e çmimit fundor të karburanteve për bizneset dhe qytetarët është i papranueshëm.

“Financimi i ngritjes dhe funksionimit të entit shtetëror në fjalë mund të bëhet nga vlerat shumë të larta të tatimeve dhe taksave, që sot bizneset dhe qytetarët paguajnë për karburantet.

Vetëm pagesat për taksën e qarkullimit arrijnë shumën prej mbi 120 milion euro/vit”.

Sipas Konfindustrias Vullneti politik i ekzekutivit në vite përrregullimin e tregut të karburanteve ka munguar plotësisht, duke i shkaktuar humbje financiare, ekonomike, shëndetësore dhe mjedisore prej qindra milionë euro në vit ekonomisë kombëtare, buxhetit të shtetit, industrive, bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono