Konfindustria apel qeverisë: Ulni çmimin e karburanteve

13:02 | 10/02/201913:020

Konfindustria i kërkon ekzekutivit të ndërhyjë sa më shpejt për të ulur çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike në nivele të krahasueshme me vendet e Rajonit. 

Shqipëria renditet nder 25 vendet e para në botë për çmimin e lartë dhe  cilësinë e ulët të karburanteve në qarkullim. Konstatimi vjen nga Konfindustria, e cila i kërkon qeverisë të ndërhyjë sa më shpejt e të reduktojë koston të paktën në nivelet e rajonit.

Administratori Gjergj Buxhuku thotë se kjo kërkesë merr shkas nga shqetësimet e vazhdueshme të industrisë vendase.

“Konfindustria vlerëson se çmimet e larta dhe cilësia e dobët e karburanteve dhe energjisë elektrike janë pengesë kryesore për zhvillimin ekonomik, biznesin dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.

Mjaft shqetësuese është edhe prania e zgjeruar e kompanive “guackë” të regjistruar në parajsa fiskale të pranishëm sidomos në sektorin strategjik të karburanteve”-shkruan Administratori Buxhuku në  njoftimin e shpërndarë për mediat.

Situatën në tregun e karburanteve Konfinduastria e lidh me mungesën e markave ndërkombëtare ndërkohë që thekson se;

“Mosveprimi i agjencive shtetërore për zbatimin e standarteve ligjore të funksionimit të tregjeve të karburanteve dhe energjisë kanë shenja të qarta të paaftësisë, subjektivizmit dhe korrupsionit.”

Tregjet e karburanteve dhe energjisë elektrike sebashku qarkullojne sipas Konfindustrias afro 15% Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë në vit.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono