Koncerti “Ti Tironë Dashni e Madhe” bën bashkë këngëtarët

17:46 | 09/10/2018

“Ti Tironë Dashni e Madhe” është konceri i radhës i organizuar në skenën e amfiteatrit. Këngëtarët më të njohur do t’i japin zë këngës qytetare tiranase mbrëmjen e së mërkurës. Drejtori artistik, Ekland Hasa thotë se do të rivijnë në kohë edhe këngë të harruara të traditës tironse.

Megjithëse jemi në Tiranë, amfiteatri tek kodrat e liqenit, më herët ka pritur natën e Tropojës dhe atë të ahengut shkodran, duke i lënë tani radhën këngës qytetare tironse. Drejtori artistik këto evente i cilëson të rëndësishme për ti dhënë zë rrënjëve të muzikës tradicionale.

Ekland Hasa, drejtor artistik: “Koncerti me muzikë tropojane apo koncerti me muzikë shkodrane he pason koncerti me muzikën tradicionale tiranase. Është një nga eventet më të rëndësishme sepse ne e prezantojmë në mënyrë ekskluzive të gjitha këngët tradicionale në mënyrë krejtësisht live.”

Këtë koncert e krahason me një lojë futbolli sa i përket ekipit të këngëtarëve që janë përzgjedhur për të kënduar.

“Më duket si një skuadër futbolli që niset për të fituar ndeshjen. Natyrisht ndeshja mund të fitohet, barazohet dhe humbet. Ne shpresoj që të mos e humbim këtë ndeshje dhe jam i sigurtë që ne do të kemi një lloj rivelacioni jashtëzakonisht të madh në publikun tiranas.”

Nuk do të mungojnë edhe surprizat dhe rizbuilimi i këngëve të vjetra, të ardhura në kohë.

“P.sh.: kënga “Qan lulja për lulen”, që është një version i vjetër, është riparë në një tjetër prizëm. Unë jam këtu sepse dëshiroj që të futet një element tjetër që të mishërohet sa më tëpër me tradicionalen e muzikës tiranase. Janë disa zhanre të tjera muzikore të kontaminuara për sa i përket pikëpamjes së orkestracionit si funky apo pop, pa prishur në mënyrë absolute skeletin harmonik apo strukturëne këngës tiranase.”

“Ti Tironë Dashni e Madhe” – koncert recital me zërat e këngës qytetare tiranase – 10 Tetor, ora 19:30 te Amfiteatri i Tiranës me këngëtarët: Sinan Hoxha – Valbona Mema – Pajtim Struga – Greta Zani – Xhavit Dedej – Altin Shira – Fanfara Tirana – Trade Folk Albania./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT