Koncerti recital “Nostalgji”, bashkon Arben Kadeshin dhe Marin Gjollmën

15:00 | 10/05/2019

Violinisti  Arben Kadesha dhe pianisti  Marin Gjollma me koncertin” Nostalgji” sjellin bashkëpunimin e tyre të parë. Artistët përcollën emocion tek spektatori kryeqytetas  përmes tingujve të kompozitoreve botërorë dhe  baladës së Pjetër Gacit.

Recitali “Dou” për violinë e piano bëri bashkë dy artistët Arben Kadesha dhe Marin Gjollma. Artistët me nostalgji sollën një larmi tingujsh nga Cajkovski, Elgar dhe Shopen.

Por nuk munguan as pjesë shqiptare, si  balada e Pjetër Gacit.  Arben Kadesha, i cili  prej vitesh është pjese e operës në Athine thotë se muzika shqiptare mirëpritet.

Koncerti  “Nostalgji” u përmbyll në Tiranë pas atij në Athinë dhe Korçë./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono