Komuniteti LGBT, rruga e vështirë drejt pranimit përmes fotografive

17:59 | 16/05/2019

Një sërë aktivitetesh janë mbajtur në Tiranë për sensibilizimin e shoqërisë për sfidat me të cilat përballet komuniteti LGBT. Përmes ekspozitave por edhe dëshmive, apelohet për tolerancë e pranuar ata që stigmatizohen si të ndryshëm në shoqëri.

Data 10 maj shënoi hapjen e një sërë aktivitetesh për komunitetin LGBTI të cilat do të mbyllen me paradën e datës 18 maj. Në qendrën rinore të Tiranës ekspozita ‘Dollape të zbrazura’, i hapi dyert, për të gjithë të interesuarit e fotografisë dhe të komunitetit. Një galeri me personazhe realë dhe pamje gati gati dramatike kur dëgjon dhe shikon përmes fotografive historitë e tyre.

Loreta Cuka, fotografe: Nga sulmet, mospranimi nga shoqëria dhe familja e kanë detyruar komunitetin të qëndroii fshehur. Preferencat seksuale, janë parë dhe vazhdojnë të shihen si diçka që duheshin mohuar dhe fatkeqësisht kjo ka pasoja të rënda për çdo person. Ekspozita është quajtur dollape të zbrazura sepse shumë njerëz po dalin haptazi dhe po ndihen të lirë për atë që janë. Ekspozita është hapur me 10 maj dhe do të qëndroi deri me 16 maj. Dua ti them komunitetit se mënyra më e bukur për të jetuar është duke përqafuar vetveten, duke qenë krenar për përpjekjet për të jetuar të lirë. Së dyti dua ti them publikut se përpara se të gjykoi të panjohurën të mendoi se jemi të gjithë të barabartë.

Nuk ishte vetëm artistja e cila me punën e saj përqafoi anëtarët e komunitetit por edhe persona të thjeshtë. E pranishte në këtë event fotografik ishte aktorja Ema Andrea, e cila shpreh interesimin e saj për problematikat e këtij komuniteti dhe  përgëzon për punën.

Ema Andrea: Kur e mendoj sesi ishte para 5 vjetësh dhe si është sot, është një hap i madh drejt një bashkëjetese, qytetarie, pranimi dhe vetëpranimi. Të shpresojmë se do të zbusë agresivitetin. Dashuria është personale dhe nuk i përket dot familjes apo shoqërisë. Në vazhdën e kësaj, të mos pranosh një njeri që ka orientim tjetër seksual është njësoj si të mos pranosh dashurinë. Për mua mirë në nivelin e absurdes.

Anxhela është një përfaqësuese e njohur e komunitetit trans, ajo guxon të flasë hapur për problematikat që has në përditshmëri duke denoncuar dhunën dhe diskriminimin edhe nga institucionet publike. Madje ajo, bën edhe një apel tepër të rëndësishëm.

Anxhela: Kryeministri apo Kryetari i Bashkisë të vijnë të shikojnë këtë ekspozitën sepse me 30 qershor janë votat. Ka shumë vështirësi komuniteti trans sepse janë të pastrehë, nëpër spitali i diskriminojnë, në polici i diskriminojnë. I bëj thirrje kryeministrit dghe ministrave të ketë ligj. Kur unë të dal në rrugë të dal e sigurtë.

Pavarësisht të gjitha vështirësive që ky komunitet përballon, ata ende janë pozitivë dhe plot shpresë.

“Ishte kënaqësi të isha pjesë e ksaj ekspozite, jam pjesëmarrës duke modeluar dhe fotoja ime ka një mbishkrim dhe mesazh shumë të bukur: Të duash vetveten ashtu siç je”.

Aktivistët e këtij komuniteti të diskriminuar nuk dorëzohen dhe janë të gatshëm të vazhdojnë luftën e tyre për t’ u pranuar.  I tillë është edhe Antoni Karaxhovski, i cili pas një turi në shumë shtete të europës e solli punën e tij edhe në Tiranë.

“Kjo ekspozitë është frymëzuar nga e kaluara ime në një vend konservator si Maqedonia e Veriut ku unë isha vazhdimisht i bulluar për shkak të orientimit tim seksual. Në një farë pike më detyroi kjo situatë të largohesha sepse jeta ime në Maqedoni nuk ishte më e sigurtë. Përmes ksaj ekspozite kam dashur të ndërgjegjësoj për bullizmin dhe bullizmin elektronik. Kam dëgjuar histori sesi njerëz bullohen dhe nuk mbijetojnë, duke zgjedhur të vetëvriten”.

Ekspozita ‘Poshtërimi Njerëzor do të transferohet në disa shkolla në Slloveni ku fëmijët mësojnë se çfarë është bullizmi dhe bullizmi elektronik. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, la një pusullë në shenjë mbështetjeje në ekspozitën e Antonit. /ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono