Kompanitë “guackë”, Konfindustria: Nisma për zbulimin e pronarëve të vërtetë u nderpre pa shpjegim

11:59 | 03/11/201911:590

Konfindustria shpreh shqetësimin për ndërprerjen pa asnjë shpjegim publik të nismës ligjore për zbulimin e pronarëve të vërtetë të kompanive të ashtuquajtuara “guacka” të regjistruara në parajsa fiskale, që veprojnë në Shqipëri.

“Nisma ligjore, me ndërhyrjen dhe trysninë e drejtpërdrejtë të agjencive të specializuara të BE, ka filluar të trajtohet në Qeveri dhe deri në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë mbi nje vit më parë, por më pas është ndërprerë pa asnjë shpjegim publik.”

Administratori i Pergjithshem Gjergj Buxhuku ne nje njoftim per shtyp thekson se prej rreth tre vitesh Konfindustria ka kerkuar ne menyre te perseritur ndalimin e  kompanive të regjistruara në parajsa fiskale në përfitimin e tenderave publike e koncesioneve dhe berjen publike te emrave te vertete te pronareve te tyre.

“Prania e kompanive të regjistruar në parajsa fiskale është mjaft e përhapur në të gjitha sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare si prodhim, përpunim dhe tregëti të hidrokarbureve, në sistemin financiar, infrastrukturë, mbetje, energji, etj. Pasojat e peshës së madhe dhe në rritje të kompanive “guacka” në ekonomi janë mundësia për korrupsion të përmasave të mëdha, prishja e konkurencës në treg, rritja e rreziqeve financiare për buxhetin e shtetit dhe qytetarëve, pastrim i parave dhe deri te problemet me natyrë të pastër gjeostrategjike dhe sigurisë kombëtare. “

Konfindustria vlerëson se ne 28 vitet e fundit  nga Shqipëria mund të kenë dalë jashtë vendit mbi 30 miliard $ te vendosura në pjesë të madhe në “parajsat fiskale” me pronarë të panjohur.

“Një pjesë e tyre nga trysnia e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, mund të jenë rifutur në vend, duke sjellë forcimin e fortë dhe të panatyrshëm të monedhës kombëtare Lek ndaj Euro-s dhe Dollarit amerikan me gjithë pasojat e rënda afatgjatë për ekonominë kombëtare.”/abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono