Kompanitë e sigurimit: “Sigurimi i detyrueshëm i pronës të mos kufizohet vetëm për katastrofat”


16:34 | 05/12/2017

Kompanitë e sigurimit mbështesin iniciativën ligjore të Kryeministrit Rama për sigurimin e detyrueshëm të pronës. Kadri Morina i “Eurosig” thotë se sigurimi nuk duhet të kufizohet vetëm në rastin e katastrofave natyrore.

Qeveria duhet ta fillojë nga insitucionet publike. Presidenti i kompanisë së sigurimit “Eurosig” i referohet nismës ligjore të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, për sigurimin e detyrueshëm të pronës. Madje, Kadri Morina sugjeron të mos kufizohet në rastet e katastrofave natyrore.

“Aty ku është gjëja më e prekshme, tek shkollat, tek kopshtet, tek spitalet, tek burgjet ku rrezikshmëria është shumë e lartë dhe kurrë mos ta quajmë katastrofë, ta quajmë sigurim normal i pronës nga zjarri, tërmetet, dëmtime të tjera të sendit. Katastrofë s’mund ta quajmë borën e Thethit, katastrofë s’mund të quajmë fryrjen e një lumi në Fier apo Vlorë. Janë kushtet klimaterike që po ndodhin dhe po na ndjekin hap pas hapi”.

Sigurimet vullnetare, sipas Presidentit të “Eurosig”, janë thuajse zero. Banesat dhe bizneset kryesisht sigurohen si detyrim ndaj sistemit bankar në rastet e marrjes së kredive, ndonëse Morina thotë se në raste dëmi pagesa iu kthehet 100 fish.

“Në një sigurim me 50 euro metër katror shtëpi, paguhet 1 euro për metër katror në vit. Që do të thotë, 1 euro për metër katror do të thote 50 euro për një sigurim shtëpie, ku nga ky 50 eurosh ai sot mund të kishte marrë minimalja 5000 euro për atë ndërtim shtëpie që i pamë neve në TV. Kompanitë e sigurimit janë të mirëkapitalizuara tashmë në Shqipëri dhe mirëkapitalizimi i tyre vjen edhe si rezultat i rregullave të forta që ka shteti shqiptar, Banka Botërore, FMN-ja. Neve sigurojmë aq sa kemi kapitalin tonë, të gjithë pjesën tjetër në bazë të rregullave të shtetit shqiptar, në e cedojmë dhe e eksportojmë rriskun jashtë tek kompanitë e sigurimit, ata që na përgjigjen mbi kapitalin siguror që në kemi”.

Që sigurimet e pronës të kthehen masive e qeveria të mos shpenzojë para të taksapaguesve për të dëmshpërblyer personat e dëmtuar si në rastin e fundit nga permbytjet, Morina sugjeron:

“Duhet të ketë edhe 1 mekanizëm tjetër që duhet ta detyrojë atë që nëse se bën atëhere të mbajë një peng, që do të thotë nëse ti shkon dhe merr një certificatë ose paguan dritat e ujit, do ti thuhet ti nuk i paguan dot nëse nuk sjell policin e sigurimit”.

Një nismë e tillë per sigurim të detyrueshëm të pronës e ndërmarrë më herët, sipas kompanive do të kishte kursyer më tepër të ardhura nga buxheti i shtetit dhe nga ai i familjeve./abcnews.al

 

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono