Kompania punëson pa kërkuar CV, mjafton regjistrimi i emrit në listë

14:11 | 11/09/201914:110

Një kompani holandeze e specializuar në artikuj për fëmijë, ka vendosur të punësojë njerëz pa i kërkuar CV, pa një intervistë pune dhe pa qenë e domosdoshme një eksperiencë në punë. Mjafton të regjistrohet emri në listë dhe të pritet telefonata.

Për të punuar në kompaninë “MamaLoes”, një sipërmarrje e specializuar në artikuj për fëmijë, nuk duhet të dërgosh një CV apo një letër prezantimi. Mjafton të regjistrosh emrin në një listë dhe të presësh telefonatën.

Bëhet fjalë për realitetin e parë tregtar në vendet e ulëta, ku njerëzit punësohen përmes praktikës së punësimit të hapur. Motoja është: “Nëse dëshironi  të punoni, thjesht nisni të punoni”. Nuk ka asnjë pyetje për eksperiencën në punë, asnjë intervistë dhe asnjë ndërhyrje nga ana e qeverisë.

Koncepti është krijuar nga një pastiçeri njujorkeze e themeluar nga një mjeshtër “ZEN” dhe e frymëzuar nga principi budist “mos gjyko”. Motoja e tyre është: Ne nuk punësojmë për të bërë ëmbëlsira, bëjmë ëmbëlsira për të punësuar njerëz.

Pikërisht kjo pastiçeri në Bronks është partner i kompanisë holandeze e cila po zhvillon këtë program pilot për punësimin e hapur dhe në anën tjetër të oqeanit.

Së fundmi kompanisë holandeze i është bashkuar dhe një tjetër kompani logjistike me 75 të punësuar dhe pritet që iniciativës ti bashkohet dhe një laborator për lëkurë si dhe një zinxhir pastiçerish.

Nga 130 nëpunës të “MamaLoes”, tetë janë punësuar me këtë mënyrë. Ndërsa në total në 10 vjet punë të sipërmarrjes janë rreth 40 të punësuarit pa asnjë intervistë apo CV. Të gjithë fillojnë me një pagë minimale të caktuar nga sindikata dhe gradualisht marrin një rritje page në përputhje me punën që kryejnë./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono