Komisioni parlamentar miraton raportin për dëbimin e shtetasve turq

15:30 | 15/05/2019

Pas dhjetë muajsh punë, komisioni parlamentar për dëbimin e shtetasve turq nga Kosova ka miratuar raportin ku saktësohen 31 shkelje. Ndërsa përmendet fakti se Presidenti Hashim Thaçi nuk ka dhënë dëshmi që vërteton ose mohon se ka ditur për operacionin.

 

Ky raport i komisionit parlamentar do t’i shkojë seancës plenare për miratim si dhe në prokurori. Tashmë është bërë e qartë se urdhërues për këtë se çfarë ka ndodhur është vetë Presidenti Hashim Thaçi”, tha kryetari i këtij komisioni.

Thaçi javë më parë ishte në komision për të raportuar, por debati degradoi pasi Presidenti kritikoi punën e ekspertit ndërsa nuk u kursyen as nga ofendimet individuale. Kryesuesi i komisionit Xhelal Sveçla tha se të gjitha akuzat ndaj ekspertit kanë rezultuar të kota.

“Të gjitha ankesat për anshmërinë e ekspertit të pavarur janë zhdukur kur jemi futur në substancë të të gjeturave. Refuzimi i disa dëshmitarëve kanë penguar procesin nga Presidenti e deri tek niveli më i ulët”.

Ky skenar i tyre shihet qartazi që është tendencë për ta denigruar dhe për ta penguar përfundimin e kësaj pune”, thotë Driton Selmanaj, anëtar i komisionit.

Gjashtë shtetas turq janë dëbuar nga Kosova vitin e kaluar për të cilën Kryeministri Haradinaj shkarkoi drejtorin e AKI-së dhe ministrin e Punëve të Brendshme. Në Mars gjatë raportimit në komision kreu aktual i AKI-së e kishte pranuar se ky institucion e ka shkelur ligjin. Vërejtje shtetit të Kosovës për këtë rast i pati dhënë edhe SHBA, ndërsa kjo vërejtje është përkrahur edhe nga ambasada e Britanisë dhe ajo e Gjermanisë në Kosovë./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono