Komisioni Hetimor për Tahirin, të hënën në konferencë kryetarësh

14:10 | 14/02/2018

Me 11 anëtarë nga ku kryetari dhe 3 anëtarë do jenë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i LSI dhe 6 anëtarë të mazhorancës parlamentare do të ngrihet komisioni hetimor i kërkuar nga Partia Demokratike, me qëllim kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ lidhur me çështjen ku përfshihet si i akuzuar ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

Me një afat pune minimalisht tre muaj kërkesa është depozituar ditën e martë nga grupi parlamentar demokrat në kryesinë e Kuvendit. Ende e pa protokolluar, kjo kërkesë brenda pesë ditëve shkon në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila përcakton edhe përbërjen e komisionit, ku shumicën e ka mazhoranca por kryesinë pala që kërkoi ngritjen e komisionit, Partia Demokratike. Burime pranë kryesisië së Kuvendit thanë për ABC News se konferenca e Kryetarëve do të marrë në shqyrtim kërkesën ditën e hënë, për t’u njoftuar më pas seancën plenare të 22 shkurtit nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono