Komisioneri Varhelyi: Ne duhet të adresojmë mohimet e krimeve të luftës nga serbët në Kosovë

23:19 | 10/12/201923:190

Komisioneri për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, Oliver Varhelyi tha në Bruksel se BE duhet të adresojë mohimin e krimeve të luftës nga Serbia.

Deklarata u bë gjatë konferencës së shtypit pas Këshillit të Anëtarësimit me Serbinë dhe u mbështet edhe nga presidenca Finlandeze e Unionit.

Komisioni Europian dhe presidenca finlandeze e Bashkimit Europian reagojnë ndaj mohimit të masakrës së Reçakut nga zyrtarë të lartê serbë dhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç.

Oliver Varhelyi, komisioner për zgjerimin:

“Ne duhet t’i luftojmë krimet e luftës. të gjejmë autorët e tyre, të adresojmë  çdo lloj mohimi të krimeve të luftës. Autoritetet serbe po bashkëpunojnë tërësisht për këtë dhe ne do vazhdojmë punën tonë tê përbashkët për këtë”.

Tutty Tppurainen, ministre e jashtme e finlandëz:

“Ne duhet të sigurohemi që fantazmat e të shkuarës të mos cenojnë të ardhmen tonë për pajtimin . Duhet të bëjmë të mundur që përgjegjësit e krimeve të shkojnë para drejtësisë”

Por autoritet serbe konsiderojnë, se Serbia nuk mund të jetë ndoshta kurrë dakort mbi disa ngjarje historike :

Jadranka Joksimovic, ministre serbe për integrimin europian:

“Ne kemi bashkëpunuar plotësish me Gjykatën e Hagës. Mos të harrojmë, që zyrtarë të lartë të vendit tonë janë përballur me Gjykatën e Hagës. Nuk është  e lehtë për asnjë që të tregojmë si vend që ne po pranojmë disa probleme, edhe pse kjo nuk ka qenë e ndershme kundrejt Serbisë. Ne nuk do jemi dakord për disa elemente historike. Ndoshta kurrë. Ka plot shtete europiane që edhe sot kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me ngjarje historike për të shkuarën e tyre. Nëse ne do fillojmë të shohim vetëm të shkuarën, ne nuk do kemi asnjë shans për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Presidenti ynë, Aleksandër Vuçiç ka treguar një qasje të sinqertë dhe të ndershme, ndonëse jo popullore”.

Këto deklarata u bënë pas takimit të këshillit të asocimit BE-Serbi në Bruksel./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono