Kokainë me motorat e picerisë, në pranga 3 të rinj

09:13 | 12/07/2018

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kokainë në disa zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga kanë rënë Gersi Çeça, 28 vjeç, Renaldo Dalipi, 25 vjeç dhe Albian Avdo, 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, për të arrestuarit kishte informacion se për shpërndarjen e drogës përdornin motorin e picerisë ku punonin.

Fillimisht, të mërkurën e 11 Korrikut është ushtruar kontroll mbi makinën tip “Audi” të Renaldo Dalipit që po lëvizte në rrugën “Gani Domi”, ku iu gjet një qese me kokainë.

Gjithashtu kontroll u ushtrua edhe në picerinë, ku punonin të tre personat dhe ku u bë dhe ndalimi i Çeçës dhe Avdos.

Policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar 200 gramë kokainë, automjetin tip “Audi”, motorin e picerisë, 3 aparate celularë dhe disa fishekë.

Mbi të rinjtë rëndojnë akuzat e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve”./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono