Koçiu: Dy projektligjet e propozuara nga qeveria për median, tentativë për censurë e intimidim

19:31 | 11/12/201919:310

Dy projekt ligjet e qeverisë për mediat online kanë shkaktuar polemika të shumta gjatë ditës së sotme. E ftuar në studio me gazetarin Endri Xhafo, ishte Përfaqësuesja e Shoqatës së Gazetarëve profesionistë, gazetarja Mimoza Koçiu.

Koçiu tha se nuk ka asnjë model të ngjashëm në botë ku trupa që de fakto nuk perceptohen të pavarura nga qeveria, të kontrollojnë median dhe se këtë, organizatat e gazetarëve në vend, por edhe ata ndërkombëtarë, e shohin si tentativë për censure e intimidim.

Përmbajtja e lajmit “fake news”  ose lajmi i rremë, në mediat online, është bërë shqetësim publik sipas qeverisë, por për këtë nuk ka asnjë lloj studimi statistikor, por vetëm deklarata publike nga aktorë në konflikt interesi, siç është qeveria, tha Koçiu.

Koçiu sqaroi se kryeministri nuk është se e ka këtë shqetësim vetëm me mediat online, por edhe me ekranet televizive pasi gjatë kohës së tërmetit, kryeministri Rama thoshte se do fikte ekranet, që do të thotë se shqetësimi i tij nuk ishte vetëm për mediat online.

Këto dy projektligje propozojnë 2 struktura që do të kontrollojnë mediat. Sipas këtyre projektligjeve AMA do të ketë një këshill i cili do të vlerësojë se nëse përmbajtja e lajmit është i vërtetë ose jo.

Këtu përfshihen jo vetëm lajmet e publikuara në mediat online, por edhe ato të ekraneve televizive.

“Pse duhet ngritur një strukturë nga dy trupa, që me ligj janë të pavarura, por që askush nuk e beson pavarësinë e tyre, pasi anëtarët e bordit të AMA-s psh por edhe kreu i AKEP, përzgjidhen politikisht.  Kodi penal dhe ai civil kanë të parashikuar në përmbajtjen e tyre dënimet për shpifjen, si nga qytetarët e zakonshëm, ashtu edhe për mediat, madje Kodi Penal e ka të cilësuar edhe vepren penale të shpifjeve dixhitale. AMA është autoriteti që kontrollon respektimin ligjor të etikës apo privatësisë e madje vendos edhe gjoba e ka vënë të tilla. Por në këtë rast, AMA-s i jepet fuqia e një “quazi” gjykate, për të kontrolluar përmbajtjen e lajmit, e të gjykojë vërtetësinë e tij e më pas të vendosë edhe gjoba. Frika jonë në këtë situatë qëndron në faktin, se ekziston një legjislacion që dënon shpifjen, si vepër civile apo penale, pra përse duhen këto ndryshime ligjore të propozuara nga qeveria dhe për më tepër të pakonsultuara nga askush. Ne këtë e shohim si tentativë për censure, pasi do të intimidojë gazetarët, duke i çuar së pari drejt vetëcensurës. Bashkimi Europian ka qenë më pranë qëndrimit të Organizatave të medias, pasi ambasadori Soreca e ka bërë të qartë në muajin Shtator se BE inkurajon vetërregullimin e mediave, atë c’ka kërkojmë të gjithë ne. Edhe organizatat tona partnere ndërkombëtare të gaazetarëve janë shprehur se media duhet të vetrregullohet përmes Kodit të Etikës. Pra dua të them që këtë vetërregullim të medias, nuk na e imponon dot qeveria, por e bëjmë ne si pushtet më vete. Edhe përfaqësuesi për lirinë e medias në OSBE, z.Harlem Desir kundërshtonte fort faktin që AMA merrte rolin enjë “quasi” gjykate, bazuar në një analizë juridike e bërë nga ekspertë të saj në Vjenë. Sot në komisionin e medias, ne e bëmë të qartë se nuk i pranojmë këto 2 projektligje, pasi i quajmë ndërhyrje në punëntonë. Media është “Whatch dog”, ruan qeverinë, nuk është qeveria ajo që kontrollon median. Fakti që këto 2 projektiligje janë ndryshuar 3 herë, do të thotë që presioni i ndërkombëtarëve ka funksionuar. Edhe tani OSBE ka kërkuar që të ketë ndryshime të tjera, pasi nuk përmbushin kushtet për të garantuar lirinë e medias”, tha gazetarja Mimoza Koçiu. / abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono