Koalicioni i drejtuar nga SHBA akuzon Bashar al-Assad

22:36 | 27/12/2017

Koalicioni ndërkombëtar antixhihadist i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Siri akuzoi të mërkurën presidentin sirian Bashar al Assad se po garanton “pandëshkueshmërinë” e militantëve të Shtetit Islamik në zonat e kontrolluara nga regjimi i tij.

“Xhihadistët e ISIS duket se lëvizin pa u ndëshkuar në territoret e kontrolluara nga trupat e Assad, gjë që tregon se regjimi ose është i paaftë për të mundur ISIS, ose po tregohet i gatshëm për të ndihmuar xhihadistët”. Kështu u shpreh gjenerali britanik Felix Gedney.

Koalicioni antixhihadistë ka konstatuar se shumë luftëtarë të ISIs të dislokuar nga fortesa e tyre të Raqa në lindje të vendit, kanë lëvizur në perëndim duke u riorganizuar në qeliza të vogla që ta kenë më të lehtë për të kaluar pa u vënë re, tha gjenerali Gedney, një nga udhëheqësit e operacionit ndërkombëtar të vendosur në Irak dhe Siri.
Koalicioni ndërkombëtar dhe aleatët e saj të Forcave Demokratike Siriane janë mjaft të vetëdijshëm se ISIS është një armik i duruar që ka një kapacitet të madh për t’u përshtatur”, saktësoi zyrtari britanik, duke folur me telekonferencë nga Bagdadi. “Ne e dimë se ata mund të përpiqen të organizohen në qeliza të vogla dhe se me siguri do të përpiqen të kryejnë akte terrorizmit ku dhe kur do të jetë e mundur,” shtoi ai.

Megjithatë, koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nuk po planifikon të ndjekë penalisht luftëtarët e ISIS në zonat e kontrolluara nga regjimi i Asad dhe aleatët e tij Rusia dhe Irani. “Ne do të vazhdojmë të kryejmë operacione në zonat e çliruara nga aleatët tanë në Siri dhe ne i bëjmë thirrje regjimit sirian që të ketë kujdes me xhihadistët e ISIS në zonat nën kontrollin e tij”, tha gjenerali Gedney. Pas bombardimeve ajrore të kryer nga forcat amerikane dhe ato ruse, xhihadistët humbën në vitin 2017 “kryeqytetet” e tyre: Mosulin në Irak dhe Rakën në Siri.

Në dhjetor, kryeministri i Irakut Haider al-Abadi shpallur “fundin e luftës” kundër shtetit Islamik, duke siguruar se për herë të parë në katër vjet ISIS nuk kontrollonte asnjë territor të rëndësishëm në Irak. Regjimi sirian së shpejti mund të bëjë një njoftim të ngjashëm. Xhihadistët tani kontrollojnë vetëm disa fshatra në Sirinë lindore, disa zona në shkretëtirë dhe dy lagje periferikë të kryeqytetit sirian, Damaskut./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Xhevahir Qardaku


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono