Koalicionet parazgjedhore në Kosovë: Vetëvendosje apel LDK

17:15 | 30/08/201917:150

Në Kosovë ende asnjë parti politike apo koalicion parazgjedhor nuk është paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për zgjedhjet e 6 tetorit. Afati skadon mesnatën e sotme. Ndërkohë lideri i vetëvendosjes Albin Kurti i ka propozuar LDK-se së Mustafës që të garojnë së bashku dhe kandidati që merr më shumë vota të bëhet kryeministër.

Ende asnjë parti politike apo koalicion parazgjedhur nuk është paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u çertifikuar për zgjedhjet e 6 tetorit.

Mesnata është afati i fundit kur partitë politike e koalicionet parazgjedhore mund të certifikohen në KQZ për zgjedhjet e  parakohshme të 6 tetorit.

Sipas zëdhënësit të këtij komisioni Valmir Elezi deri më tash asnjë parti politike apo koalicion parazgjedhor  nuk është paraqitur në KQZ për certifikim.

Pazaret për koalicione parazgjedhore si duket kanë mbetur për minutat e fundit, sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete sa i përket koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa ka shtuar se pozita e kryeministrit është ajo që po e pamundëson marrëveshjen.

Ai ka thënë se akoma nuk ka ndonjë përgjigje, por se ata janë të përcaktuar që koalicioni të jetë i mundshëm.

Ndërkohë kreu i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nëpërmjet një letre drejtuar Mustafës ka  kërkuar që të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore dhe kandidati i cili fiton më shumë vota të zgjidhet kryeministër.

Partia Demokratike ka paralajmëruar befasi. Zakonisht deri më tash kjo parti ka mbledhur rreth vetes shumë parti të vogla, por kësaj radhe është në pikëpyetje nëse do tëbashkohen edhe me koalicionin e Nismës dhe AKR-së.

Ndërsa AAK-ja që tashmë është në koalicion me PSD-në mbetet e hapur për Nismën e AKR-në por ka përjashtuar mundësinë për koalicione parazgjedhore me parti tjera të mëdha.

Mbetet të shihet deri në mesnatë nëse do të ketë ndonjë befasi pasi që partë e mëdha politike gjithmonë presin të shohin veprimet e njëra tjetrës para se të vendosin nëse do të shkojnë në koalicone parazgjedhore.

Raporti: Blerta Dalloshi Berisha

Kamera: Visar Kryeziu

/ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono