Klubet shqiptare kërkojnë premio më të madhe për ekipin kampion

22:15 | 06/06/2019

Klubet e kategorisë superiore me anë të përfaqësuesve në Komisionin e Garave në FSHF i kërkojnë Ligës Profesioniste të bëjë propozimet përkatëse në komitetin ekzekutiv të FSHF-së. Skuadrat kërkojnë premio më të madhe për skuadrën kampione si dhe premio për 8 skuadra.

Një shifër më e madhe për skuadrën kampione të Shqipërisë, por edhe premio deri në vendin e tetë të Superiores për edicionin e ardhshëm. Kështu mendojnë klubet që me anë të përfaqësuesve në Komisionin e Garave në FSHF I kërkojnë Ligës Profesioniste të bëjë propozimet përkatëse në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së. Ky komision, i kryesuar nga presidenti i Ligës, Edvin Libohova, shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, si dhe përfaqësues të dy klubeve të kryeqytetit, Partizanit dhe Tiranës, kërkon që të bëhen disa ndryshime të rëndësishme në sezonin e ri, duke filluar nga rritja e shpërblimeve, si dhe deri te licencimet. Kërkesa e parë është që shpërblimi për fituesin e kampionatit të rritet, duke u miratuar brenda këtij viti nga Komiteti. Aktualisht kampioni merr 100 milionë, por kërkohet rritje. Po kështu, edhe Suprkupa kërkohet nga klubet që si trofe të shoqërohet me një premio financiare duke mos qenë thjesht një finale simbolike vetëm për statistikë.

Eshtë propozuar që Superkupa të zhvillohet me dy takime, me sistem vajtje-ardhje, teksa emri i trofeut të sponsorizohet dhe në fund një vlerë e caktuar t’i kalojë klubit që shpallet fitues. Në një mënyrë ose tjetër Liga ka nisur të jetë më active dhe të përfaqësojë interesët e klubeve, paçka se hallka kryesore është dhe do të mbetet arbitrimi. Por, ajo që vlen është qasja për një hapësirë më shumë për klubet të kërkojnë më shumë në aspektin financiar, gjithmonë brenda një limiti logjik. /ABC news Albania 24/7

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono