KLSH: Kasat fiskale nuk kanë dhënë efekt për rritjen e të ardhurave në buxhet

15:17 | 13/01/202015:170

Kasat fiskale nuk kanë dhënë rezultat në luftën kundër informalitetit dhe në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Ky  është përfundimi i nxjerë nga një auditim i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për efektivitetin e kasave fiskale për periudhën 2010-2018.

Ndër  të tjera ky institucion ngre një sërë pikpyetjesh edhe në lidhje me zbatimin e proçesit të fiskalizimit i cili pritet të nisë në shtator të këtij viti.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se, miratimi i ligjit për fiskalizimin është i vonuar, në një kohë që po has kundërshtim edhe nga grupet e interesit.

Ekonomia shqiptare nuk ka përfituar nga vendosja e kasave fiskale.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizur një auditim për efektivitetin e kasave fiskale  dhe ka dalë në përfundimin se kjo nismë nuk ka ulur informalitetin i cili rezulton se është në nivelin  50 %.

Madje në raport theksohet se ka rënë ndjeshëm pesha e të ardhurave nga TVSh, që mblidhet nga tatimet.

Sipas KLSH-së në vitin 2009, tatimet mblidhnin 30% të TVSH-së totale, ndërsa për periudhën 2010-2018, pesha mesatare e TVSH-së së mbledhur nga tatimet ishte vetëm  24%.

Kjo situatë duket se është ndikuar edhe nga efektiviteti i administratës tatimore e cila edhe pse ka realizuar fushata të shumta e madje  ka penalizuar bizneset kjo nuk ka ndikuar në uljen e evazionit tatimor.

Vendosja e kasave fiskale ishte një kosto shtesë për bizneset të cilat tashmë do të ndryshojnë përsëri  mënyrën e deklarimit.

Klsh thekson se në total janë shpenzuar 46.5 milionë euro për vendosjen e 155 mijë kasave fiskale ku pjesa më e madhe është vendosur për bizneset e vogla.

Ndërkohë pesimist ky institucion tregohet, edhe në lidhje me nismën e re të qeverisë, për vendosjen e sistemit të fiskalizimit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se miratimi jo në kohë i ndryshimeve ligjore dhe akteve nënligjore, vështirëson realizimin e kërkesave të projektit, rrit kostot për biznesin dhe e cilëson të vështirë zbatimin e këtij projekti sidomos në zonat rurale.

Qëllimi i sistemit të ri të fiskalizimit, synon që të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen tek Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike, do të bëhen në bazë të faturës elektronike./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono