KLP cakton përkohësisht drejtuesit e disa prokurorive

18:01 | 15/04/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka pranuar që të marrë pjesë në mbledhje anëtari më i ri Vatë Staka, pasi ligji thotë se  anëtari i ri merr pjesë në mbledhjet e Këshillit pas përfundimit të afatit të ankimimit prej 5 ditësh. KLP ka caktuar me afat 3 mujor, drejtuesit e rinj të prokurorive, pas shkarkimit nga KPK të udhëheqësve të mëparshëm.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e kësaj të Hëne nuk ka pranuar që ta marrë pjesë anëtari më i ri, Vatë Staka i cili u zgjodh më 11 prill nga asambleja e prokurorëve.  Sipas nenin 116 ligjit 115/2016, anëtari i ri merr pjesë në mbledhjet e Këshillit pas përfundimit të afatit të ankimimit prej 5 ditësh.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi raportin për analizën e aftësive profesionale të prokurorëve, një pjesë e të cilëve janë kandidatë për SPAK dhe do të kenë përparësi në procesin e vetingut. Prokurorët që janë vlerësuar në kuadër të rivlerësimit kalimtar janë:

Manjola Kajani

Ened Nakuçi

Eugen Beci

Njazi Seferi

Doloreza Musabelliu

Blerim Tominaj

Elisabeta Imeraj

Olsian Çela

Përparim Kulluri

Vladimir Mara

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë vendosur me shumicë votash, caktimin e përkohshëm me afat 3 mujor drejtuesit e prokurorive, pas shkarkimit nga KPK të drejtuesve të mëparshëm.  Sali Hasa caktohet drejtues në Prokurorinë e Sarandës, Ludovik Doda në Prokurorinë  e Apelit Durres.

KLP caktoi Isa Jatën, si drejtues e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda dhe  Aferdita Ndoin në Prokurorinë e Apelit Durrës.

Këshilli ka vendosur që të rikthejë në sistemin e prokurorisë  Leonard Filopati për shkak të mbarimit të afatit të komandimit në Ministrinë e Drejtësisë.  Filopati dhe Bledar Valikaj do të jenë prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë.

Në fund të mbledhjes anëtarët e KLP kanë miratuar rregulloren “Për kriteret dhe procedurën e caktimit të përkohshëm në detyrë”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono