Klosi: Turizmi shqiptar është adoleshent aventuresk


20:51 | 14/09/2018

Këtë të premte emisioni “Provokacija” nën drejtimin e gazetarit Mustafa Nano në Abc News solli tematika të reja. I ftuari i parë ishte ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, i cili diskutoi për problematikat e turizmit shqiptar ne lidhje me mjedisin, veçanërisht për ndotjen.

Ai u shpreh se akoma sistemi i depozitimit të plehrave është problematik, sidomos kur fryhen lumejtë pasi ata dalin nga shtrati. Qeset plastike vazhdojnë të jenë sibmoli i së keqes pasi ato janë të vështira për tu eleminuar.

“Politika jonë është për eleminimin e qeseve të pabiodegradueshme dhe njëpërdorimshme, jemi përpjekur që të fusim qeset e trasha disa përdorimshme. Kanë dhënë një efekt shumë pozitiv. Ka pasur argumente se përse u rrit çmimi i qeses, por është posaçërisht për këtë gjë që qeset të kenë një çmim që mos ti blejnë më njerëzit. Të gjithë prodhuesit e qeseve plastike janë mbyllur.”

Ai rekomandoi që të mos i përdorim qeset dhe të kthehemi tek tradita e trastave dhe nëpër supermarkete të futen qese me pagesë që njerëzit të mendohen dy herë për ta blerë. Klosi u shpreh se më shumë duhet të kemi aksione sensibilizuese dhe të zbatojmë politikat e forta për mbetjet urbane dhe të mbajme gjithmonë një dashuri të fortë për mjedisin.

“Duhet të bëhemi një shoqëri që mbahet nga turizmi, për këtë duhet të investojmë për turizmin. Një nga shqetësimet kryesore nga të huajt është pastërtia.”

Ministri tregoi se para disa vitesh nuk flitej për turizmin, ndërsa sot në Shqipëri janë futur më shumë se 6 milionë të tillë. Sipas tij të gjitha investimet e bëra janë ato të cilat e shtuan nivelin e përmirësimit të kushteve turistike. Ai e përkufizoi turizmin shqiptar si një “adoleshent aventuresk”. Kompanitë më të mëdha të huaja kanë filluar të sjellin turistët e parë duke bërë që në vitin tjetër pritshmëritë të jenë akoma më të mëdha. Gjithashtu u tha që është i pari vit, në të cilin janë vendosur rregulla të reja për ndotjen akustike.

Ndërsa për të tërhequr tursitët e rinj dhe të qëndrueshëm Klosi tregoi se nëse jemi të sukseshëm që shoqëria të jetë e gatshme të shërbejë, atëhere do të kemi një turizëm për 12 muaj./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono