Klosi për Turtle Fest në Drimadhes: Një festival që prodhon të ardhura

15:27 | 28/07/201915:270

Edicioni i tetë i “Turtle Fest” në Drimadhes mori vëmendjen e ministrit të turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi. Gjatë bashkëbisedimit me organizatorë, gazetarë vendas e të huaj Ministri Klosi nënvizoi se duhet investuar në të tilla evente që shërbejnë si destinacione të reja të turizmit në Shqipëri.

Është edicioni i tetë i “Turtle Fest” Me mijëra turistë pjesëmarrës nga e gjithë bota morën pjesë gjatë tri netëve spektakël në natyrë me performancën e mbi 45 DJ-e të njohur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Evropa në plazhin e Drimadhes. Organizatori Rubin Beqo tregon fillimet e kësaj iniciative.

“Turtle Fest nisi para 8 vitesh, si një iniciativë tepër modeste e Turtle Camp, që është një nga kampingjet e para në zonë. Nisi si një takim mes miqsh, DJ dhe dashamirësish të muzikës dhe sot pas 8 vitesh jemi krenarë që mund të themi që ka marrë një përmasë deri diku industriale si prodhim dhe tashmë është jo vetem një festival, por një platformë që ka shumë komponentë. Ne mundohemi që përmes Turtle Fest të krijojmë një aktivitet rinor, të komunikojmë mesazhe, shije dhe të promovojmë një nga bukuritë e plazhit të Jugut, si Drimadhes”.

Për Ministrin e Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi, i cili ndoqi ditën e dytë të festivalit, ky nuk është vetëm një event muzikor, por një praktike punë e konsoliduar, që prodhon të ardhura jo vetëm për organizatorët, por edhe për njerëzit e komunitetit, për ata që shërbejnë në këtë festival.

“Bashkë me zëvendesministren, prefektin e qarkut Vlorë dhe stafin tim jemi këtu për të shkëmbyer ide sesi ky event mund të bëhet më mirë vitin e ardhshëm, që Shqipëria të paraqitet si një destinacion i vërtetë europian për turizmin. Por që të jetë i tillë nuk mund të bëhet pa të rinjtë dhe pa ata që në kohën e sotme janë ambasadorët më të mirë“.

Ndaj e sheh me prioritet orgamizimin e festivaleve disa herë më të mëdha në Shqipëri me qëllim krijimin e destinacioneve të reja.

“Tani në Shqipëri, të paktën gjatë këtij sezoni ne kemi organizuar 5 festivale rinore ndërkombëtare. Ndaj na del detyrë të mendojmë për orientimin dhe hartimin e politikave që evente të tilla t’i shndërrojnë në evente shumë më shumë ndërkombëtare dhe çfarë duhet të bëjmë ne nëpërmjet institucioneve që menaxhojnë turizmin në Shqipëri që t’ju ndihmojnë në promovimin ndërkombëtar të festivalit për ta kthyer në traditë dhe në buxhet për të sjelle në Shqipëri artistë të nivelit ndërkombëtar.

Në sytë e ministrit Blendi Klosi evente të tilla i bëjnë një të gjithë pjesëmarrësit, një arsye më shumë që të eleminohen barrierat me qëllim që Shqipëria të promovohet si destinacion turistik i qëndrueshëm në rajon dhe përtej tij.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono