Klosi në Himarë: Fushata s’mund të cenojë sigurinë në plazhe

16:00 | 12/06/2019

Mblidhet Task Forca e Turizmit në Himarë. Ministri Blendi Klosi u kërkoi kryetarëve të bashkive që për shkak të fushatës elektorale të mos lënë pas dore përgatitjet për sezonin turistik.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kritikon kryetarët e bashkive në zonat bregdetare pasi sipas tij kanë mbetur mbrapa me përgatitjet e sezonit turistik. Fushata elektorale tërheq vëmendjen ministri nuk duhet të largojë vëmendjen nga kushtet dhe siguria që plazhet duhet të ofrojnë për turistët.

 “Jemi shumë mbrapa në kuadër të përgatitjeve të sezonit të ri turistik. Është e pafalshme që ne duke menduar gjithë kohën për fushatën elektorale, sidomos bashkitë që mbase është edhe e natyrshme pothuajse kemi lënë pas dore përgatitjet për sezonin turistik. Akoma nuk kemi të sistemuar ndarjen e plazheve nga bashkitë. Sipas kërkesës së Këshillit të Ministrave, kjo duhet të kishte ndodhur që në fillim të muajit Maj. Jemi në Qershor dhe akoma plazhet nuk janë ndarë. Vendosja e bovave të lundrimit dhe të kontrollit të kufizimit të mjeteve të shpejtësisë, vitin e kaluar ka qenë në perfeksion. Në vend që të shkojmë duke progresuar mbi detyrat që i kemi vënë vetes për të realizuar një shërbim më cilësor dhe jetë më të sigurt për pushuesit në plazhet tona, shkojmë mbrapsht!”

Ministri Klosi pranon se me gjithë angazhimin e qeverisë e cila nxori një vendim të veçantë sa i përket stacioneve të plazheve dhe ndryshoi Kodin Penal për të dënuar  subjektet që abuzojnë me nivelin e  muzikës bashkitë janë ende larg zbatimit të tyre në terren./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono