Klosi në ditën e dytë të pastrimit në Qarkun Berat

15:06 | 16/12/2017

Në ditën e dytë të aksionit në qarkun e Beratit, Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi i është bashkuar të rinjve vullnetar për të pastruar një nga pikat më të bukura të qytetit,  Taben në kalanë e Beratit.

 

 Janë të vendosur të pastrojnë edhe në terrene të vështira.

Të veshur me pajimet e sigurisë, kreu i Turizmit dhe Mjedisit dhe të rinjtë vullnetarë kanë zbritur me litar në pjesën e poshtme të kalasë nëpërmjet mureve për të mbledhur mbetjet e hedhura prej vitesh nga vizitorë të kalasë.

“Po të shikosh në pikën më të bukur të qytetit, në pikën më të bukur të kalasë, një nga pikat më të bukura të Shqipërisë shikon një depozitë të paimagjinueshme mbetjesh në këtë zonë që vjen nga papërgjegjshmëria e madhe e qytetarëve të cilat kanë ardhur këtu, kanë vizituar këtë bukuri të natyrës dhe e kanë kthyer zonën e poshtme në një landfill. Sot me të rinjtë do të bëjmë një pastrim ekstrem. Është një operacion që do të asistohet nga profesionistët e vërtetë të alpinizmit dhe do të realizohet vetëm nga një pasion i paimagjinueshëm i këtyre të rinjve. Prandaj do të doja që ky të ishte një moment që të transmetohej ngado dhe të kuptohej sesa shumë mund të realizojmë në qoftë se kemi pasion dhe dashuri për mjedisin.”

Ministri Klosi siguroi se do të vazhdojë pastrimi në të gjithë shtatin e lumit Osum për të mos pasur më përmbytje.

Në ditën e dytë të pastrimit në qarkun e Beratit ka nisur edhe mbjellja e fidanëve të rinj./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono