Klosi: Investimet në Valbonë hap i rëndësishëm për turizmin

15:30 | 09/04/201915:300

Polet turistike në Shqipëri janë shumëfishuar dhe tashmë sipas Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi lind nevoja për administrimin e tyre me qëllim për të prodhuar punësim dhe të ardhura.

Turistët në Shqipëri nuk po vijnë vetëm për detin. Të huajt që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë tërheqës gjejnë dhe malet.

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, ishte në Valbonë nga ku u shpreh se falë investimeve e traditës është shënuar një hap i rëndësishme në turizmin malor në vend.

 “Ne na duhet që të kuptojmë se çfarë duan operatorët e zonës. Në sondazhet që kemi realizuar me turistët e ardhur në Shqipëri, që kemi kategori të caktuara turistësh, të cilët nuk e duan detin shqiptar, kanë det në vendet e tyre, por ama e gjithë zona e Evropës nga ku vijnë turistët dominon zonën malore. Vijnë në Shqipëri për të parë bukuritë e maleve, për të parë malin e Korabit, për të shkuar në Tomorr, për të ndjekur zonën e Currajve të epërm, turistët çekë, zonën e mbi Shkodrës, pra kemi shumë pole, të cilat na duhen që t’i administrojmë më mirë, pasi realisht prodhohet më shumë ekonomi dhe më shumë punësim

Ministri Klosi inspektoi edhe punimet që kanë nisur për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në zonë. Investim i cili pritet të shtojë kapacitetet mikpritëse në Valbonë.

Ky është një hotel që vjen në standardet e hoteleve me 5 yje, që ofron 80 dhoma dhe një sërë aksesorësh të tjerë, që është kaq i nevojshëm për zonat alpine. Ajo që na duhet të diskutojmë me ju është sesa të përgatitur jemi ne për të siguruar shërbim, kamarierë, kuzhinierë, njerëz që ofrojnë shërbime brenda bujtinave, guesthouse-ve dhe një hoteli të vërtetë brenda bujtinave, guesthouse-ve dhe një hoteli të vërtetë me 5 yje në zonën e Valbonës

Ka ardhur koha, vuri në dukje Ministri i Turizmit, që dhe guidat të kryhen nga njerëz profesionist. Arsye kjo që për herë të parë ka nisur dhe çertifikimi i udhërrëfyesve turistike./abcnews.al

 

 

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono