Klosi, detyra dhe afate për kryebashkiakët për sezonin turistik

15:10 | 17/04/2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, iu la detyra të qarta me afate të përcaktuara kryetarëve të bashkive të zonave bregdetare, e kjo për të garantuar një sezon të mbarë turistik.

“Vendimmarrja për bashkitë tani në muajin Prill të ndahet se kush janë operatorët që do të administrojnë plazhin. Brenda muajit Prill, maksimalisht në fillim të muajit Maj do duhet të administrojmë siç duhet hartat e vendosjes së zhurmave”, tha ai.

Siguria e jetës së pushuesve, pastërtia e mjedisit dhe cilësia e shërbimit duhet të jenë në fokus të institucioneve, porositi ministri Klosi.

“Instituti i Higjienës, AKU dhe Inspektoriati i Mjedisit të bëjnë që sot një verifikim në terren të gjithë këtyre subjekteve që ne kemi evidentuar nga tr operatorët që të jenë subjekte që do presin sërish turistë të huaj. Të paktën për gjëra që ne i kemi në dorë, të jemi korrekt dhe të kontrolluar. Edhe eliminimi i gropave septike, apo mekanizmave që iu ka ikur koha për të kryer këtë funksion janë evidentuar nga Inspektoriati i Mjedisit dhe të gjitha këto, Inspektoriati do të ketë një forcë më të madhe për të kontrolluar dhe vendosur deporatorët e standardeve të lejuara për deporimin e ujërave të zeza gjatë sezonit turistik”, tha Klosi.

Synimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit u shpreh ministri Klosi është kthimi i Shqipërisë në një destinacion të qëndrueshëm turistik dhe zgjatja e sezonit turistik përtej periudhës klasike nga Qershori në Shtator. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono