Klopp: Titulli çështje e mbyllur? Më vjen për të vjellë kur e dëgjoj

15:17 | 24/01/202015:170

Liverpool nuk u ndal as në fushën e Wolves, fitoi 1-2 dhe arriti triumfin e 22-të në kampionat. “The Reds” numërojnë 67 pikë dhe jemi ende në janar. Titulli është afër, por Jurgen Klopp i vjen të vjellë kur dëgjon se gara ka përfunduar.

Çështja e titullit do të mbarojë atëherë kur të mbarojë dhe jo më parë. Fakti që mund të humbasim gjashtë ndeshje dhe më pas mund të shpallemi kampionë, më bën për të vjellë vetëm kur e dëgjoj. Jam i sinqertë në këtë që po them.

Duhet të ecim përpara të përqendruar sepse na presin ndeshje të vështira. Kemi Shewsbury të dielën, West Ham të mërkurën dhe Southampton. Do hasim vështirësi, duhet të punojmë dhe do na duhet të gjejmë zgjedhje të ndryshme. Firminho? Shënoi një gol të mrekullueshëm. Më vjen keq për dëmtimin e Mane, shpresoj të mos jetë i rëndë“, përfundon Jurgen Klopp. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono