Klasikja kundër United, dy yjet e Liverpool janë të gatshëm

16:56 | 15/10/201916:560

Liverpool nuk ka vuajtu shumë nga dëmtimet në duy sezonet e fundit, por të kuqtë kanë pasur disa probleme të vogla me futbollistët gjatë këtyre dy javëve. Mohammed Salah, Alisson Becker dhe Joel Matip kanë vuajtur nga disa shqetësime fizike, por në klasiken e futbollit anglez ndaj MAnchester United, do të jenë të gatshëm.

Salah ka nisur stërvitjen me pjesën tjetër të grupit, ndërsa Matip dhe Alisson të diferencuar. Matip krijoi në dyshe shumë të fortë me Van Dijk në qendër të mbrojtjes dhe në rast të një mungese të tij, pritet të luajë talenti Joe Gomez.

Ndërsa Alisson u dëmtua që në sfidën e parë të sezonit dhe që nga ajo kohë, e ka zëvendësuar spanjolli Adrian. Ky i fundit po bën paraqitje të mira, por me rikthimin e Alisson në horizont, pritet të ulet sërish në stol./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono