Klasa politike nuk ndryshon prej 30 vitesh, Biberaj: Politikanët tanë me mentalitet turko-arab

00:10 | 15/01/202000:100

Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, pedagog në fakultetin e Teknologjisë së Informacionit i ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nano foli për tendencën në rritje të studentëve për të braktisur vendin, por edhe për klasën politike shqiptare që nuk shkulet prej vitesh.

Biberaj tha se “fakulteti i Teknologjisë së Informacionit ka studentë të shkëlqyer, vijnë me mesatare të mirë nga gjimnazi, ka edhe treg pune pasi disa prej tyre nisin punë që kur janë studentë. Por verej se ka një tendencë të dhimbshme për të ikur nga vendi. Po ikin përditë e më shumë sepse niveli i pagave është i ulët”, tha ai, ndërsa shtoi se ata emigrojnë kryesisht në Gjermani, SHBA, Kanada, Japoni, etj.

Nano: Ju si opozitar e shihni këtë si faj të qeverisë?

Biberaj: Situata është komplekse, por ka rritje vitet e fundit, gjatë këtyre 6 viteve është agravuar. Nuk ka qenë ky trend së paku për studentët e mi.

Çfarë po ndodh me klasën politike shqiptare ka 30 vite që të njëjtët politikanë janë në pozita dominuese?
Biberaj: Kam punuar në një projekt në lindjen e mesme dhe fatkeqësisht verej se politikanët shqiptarë kanë mentalitet turko-arab.

Nano: Persona të caktuar janë në pozita dominuese po harxhojnë kohë, zell e pasion më shumë se para 30 vitesh. Përse e bëjnë?

Biberaj: Një person nuk duhet të qendrojë më shumë se 4-8 vite në një pozicion. Egoja e njeriut për pushtet është pakufi, por duhet të ndryshohet sistemi qe të frenohet egoja e tyre. P.sh në SHBA një President smund të marrë më shumë se dy mandate.

Gjatë bashkëbisedimit ai pranoi se ka patur një moment distancimi nga PD-ja në 2013, por tashmë është rikthyer për të dhënë sërish kontribut partiak.

I pyetur nga Nano se si i duket sot PD-ja ai u përgjigj: “PD është parti e madhe, ka ndodhur një rotacion elitash. Ka një ldiership të ri që nuk janë provuar në ekzekutiv dhe mendoj se kur të jetë PD në qeveri, nuk do ketë kosto nga e kaluara”./ abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono