Kisha Ortodokse “bekon” Vuçiç për Kosovën

09:00 | 14/05/201909:000

Kisha Ortodokse Serbe, e njohur për ndikimin e saj në politikë, i ka dhënë bekimin e saj presidentit Aleksandar Vuçiç për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Vetë Vuçiç është shprehur se e ka kuptuar porosinë e Kishës dhe ka paralajmëruar se vendime të vështira e presin.

Këshilli i shenjtë i Kishës Ortodokse serbe. Këtu merren vendimet e rëndësishme kishtare. Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, është i ftuar për të rrëfyer për problemin e Kosovës. Bashkë me të edhe Millorad Dodik, kryesues i presidencës boshnjake. Kisha ishte pritur ta gozhdonte çështjen e ndarjes së Kosovës pasi zëra të ndryshme vinin nga ky institucion. Mbështetja e kishës ose jo ka ndikim në Serbi. Por, tani thuhet se ka besimin. Kosova është dashuria dhe identiteti serb, por jo gjithçka varet nga serbët. Duhet bërë aq sa mundet për ta ruajtur.

Patriarku Irinej, Kisha Ortodokse Serbe“Presidenti ynë në mënyrë heroike lufton edhe për Serbinë edhe për Kosovën dhe për gjithçka që lidhet me emrin serb. Nuk dyshojmë tek tentimet e tij dhe dua të them që është mbresëlënëse energjia e tij”.

Millorad Dodik, kryesues i Presidencës Boshnjake“Vuçiç e kishte shpallur mbështetjen e tij në Serbi për idenë e përkufizimit apo kufirit të kompromisit me shqiptarët. Kohë të vështira do të vijnë, por duket se kisha nuk do të përzihet në çështjet tokësore”.

Alleksandar Vuçiç, president i Serbisë“Para nesh është një periudhë e vështirë. Patriarku dhe unë besoj se jemi kuptuar dhe siç e kuptoj unë atë në brengat e tija, dikush duhet të sjellë vendime të vështira në këtë botë. Një nga peshkopët tha se çfarëdo vendimi të merrni ju do të jeni fajtor dhe unë e kam kuptuar porosinë e tij”.

Presidenti Vuçiç është takuar disa herë me Patriarkun serb Irinej për çështjen e Kosovës. Por, kryesisht zërat kundër zgjidhjes me idenë zyrtare serbe të përkufizimit kanë qenë më të ashpër se sa ata pro. Kjo ka ardhur sidomos nga klerët në jug të Kosovës. Tani qëndrimi është se duhet luftuar për ta ruajtur aq sa mundet realisht./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono