Kinë, fundoset naftëmbajtësja iraniane/32 marinarët kanë vdekur

13:24 | 14/01/2018

Është fundosur anija iraniane që po digjej prej javësh në detin lindor të Kinës. Autoritetet kanë theksuar se 32 anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur. Ndërsa është dhënë edhe alarmi për katastrofë mjedisore, pasi anija transportonte naftë të papërpunuar.

Mediat e Kinës bëjnë me dije se naftëmbajtësja, që po digjej prej më shumë se një jave në detin lindor, është fundosur. “Sanchi” dhe një anije mallrash u përplasën 260 km larg Shangait më 6 janar. Anija me naftë po udhëtonte për në jug-lindje drejt Japonisë. Zyrtarët iranianë pranojnë se 32 anëtarët e ekuipazhit- 30 iranianë dhe dy shtetas të Bangladeshit-kanë vdekur.
Anija po transportonte 136 mijë tonë naftë të papërpunuar. Për këtë është dhënë edhe alarmi për katastrofë mjedisore. Megjithatë, zyrtarët nga qeveria e Kinës thonë se nuk ka rrjedhje të mëdha në det.

Televizioni Qëndror i Kinës tha se “Sanchi” është fundosur rreth mesditës të së dielës, 4 e mëngjesit me orën tonë lokale. 13 anijë dhe një njësi komando iraniane kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit, pavarësisht motit të keq. Një zëdhënës i ekipit të Teheranit, Mohamad Rastad, tha se tashmë nuk ka asnjë shpresë për të gjetur të mbijetuar.
Të shtunën, ekipet e shpëtimit rikuperuan trupat e pajetë të dy anëtarëve të ekuipazhit. Ndërsa gjatë javës ishte gjetur edhe një tjetër trup i pajetë. Mësohet se gjatë operacioneve të shpëtimit ëshë marrë nga naftëmbajtësja edhe kutia e zezë. Nga ajo pritet të zbulohet shkaku i përplasjes, i cili ende nuk dihet./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono