Kina përjashton disa mallra amerikane nga tarifat, Trump mirëpret lëvizjen
Container trucks arrive at the Port of Long Beach on August 23, 2019 in Long Beach, California. - President Donald Trump hit back at China on August 23, 2019, in their mounting trade war, raising existing and planned tariffs in retaliation for Beijing's announcement earlier in the day of new duties on American goods. (Photo by Frederic J. BROWN / AFP) (Photo credit should read FREDERIC J. BROWN/AFP/Getty Images)

22:15 | 11/09/2019

Kina ka përjashtuar disa kategori produktesh amerikane nga tarifat, një lëvizje kjo që është mirëpritur nga presidenti Donald Trump. Por analistët janë skeptikë se ky gjest i afron palët drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës tregtare.

Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti të mërkurën vendimin e Kinës për të përjashtuar nga tarifat disa produkte amerikane, mes të cilave ilaçet kundër kancerit. Lëvizja vjen disa ditë përpara një takimi të planifikuar mes delegacioneve të dy vendeve për të ulur tensionet e luftës tregtare.

“Ishte një lëvizje e madhe nga Kina dhe njëkohësisht një gjest pozitiv përpara takimit të negociatorëve tanë në Uashington”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Pekini zyrtar njoftoi të mërkurën heqjen e tarifave për 16 produkte amerikane, ku veç ilaçeve për kancerin bëjnë pjesë edhe ingredientët e ushqimeve për kafshët dhe ushqimi me bazë peshku.

“Ata bënë një lëvizje dhe bënë mirë. Mendoj se nuk ishte vetëm një gjest, por një lëvizje e madhe”, vijoi më tej Trump.

Ai tha se shpreson të arrijë një marrëveshje me Kinën pas më shumë se një vit përplasjesh për tarifat, përplasje që kanë tronditur edhe tregjet financiare globale.

“Unë negocioj me ta, i njoh mirë dhe më pëlqejnë. Shpresoj që së bashku të bëjmë diçka”, shtoi Trump. Negociatorët e dy vendeve do të takohen në Uashington në mes të shtatorit, takim ky që do të pasohet nga një tjetër në nivel ministrash në tetor. Sidoqoftë, datat e sakta të takimeve nuk janë publikuar. Disa analistë e shohin lëvizjen e Pekinit si një gjest miqësor, por jo si një sinjal se të dyja palët janë gati për një marrëveshje. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono