Kina jep licencat 5G për përdorim komercial

12:56 | 06/06/2019

Kina ka nisur shpërndarjen e licencave të 5G-së për përdorim komercial. Rrjeti 5G pritet të jetë të paktën 10 herë më i shpejtë se 4G-ja në transmetimin e të dhënave. Tre kompanitë kryesore të telekomunikacionit të Kinës parashikohet të shpenzojnë 900 miliardë deri në 1.5 trilion juanë në ndërtimin e rrjetit 5G nga viti i ardhshëm deri në 2025-n.

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit e Kinës nisi shpërndarjen e licencave 5G për përdorim komercial, duke shënuar fillimin e një epoke të re për industrinë e telekomunikacionit të vendit.

Grupi i parë i marrësve të licencave 5G përfshin “China Telecom”, “China Mobile”, “China Unicom” dhe Rrjetin e Transmetimeve të Kinës (CBN).  Kjo do të thotë që marrësit mund të fillojnë të përdorin aplikacionet komerciale të 5G-së. Në fund të vitit të kaluar atyre u ishte dhënë një licencë për testimin.

Standardi i rrjetit 5G shihet si shumë i rëndësishëm sepse mund të mbështesë gjeneratën e ardhshme të pajisjeve të lëvizshme përveç përdorimeve të reja si automjetet pa drejtues.

Zëvendëspresidenti i “China Mobile”, Li Zhengmao, tha se këtë vit, kompania ka nisur të ndërtojë rrjet tregtar 5G në më shumë se 40 qytete të vendit.

Rrjeti 5G pritet të jetë të paktën 10 herë më i shpejtë se 4G-ja në transmetimin e të dhënave. Për sa i përket çmimit, një zyrtar nga “China Unicom”, Uang Ximing, tha se deri në fund të vitit të ardhshëm, telefonat 5G do të vijnë duke u bërë më të lirë.

Tre kompanitë kryesore të telekomunikacionit të Kinës parashikohet të shpenzojnë 900 miliardë deri në 1.5 miliardë juanë në ndërtimin e rrjetit 5G nga viti i ardhshëm deri në 2025-ën.

Analistët thonë se Kina do të bëhet tregu më i madh 5G në botë deri në vitin 2025 me rreth 460 milionë përdorues 5G. Ndërsa, teknologjia pritet të gjenerojë rreth 1.5 trilion dollarë amerikanë dhe mbi 3 milionë vende pune në periudhën 2020-2025.

Prodhuesi kinez i pajisjeve të telekomunikacionit “Huauei”s tha në një deklaratë të enjten se është gati të ndihmojë vendin në përshpejtimin e përdorimit komercial të 5G-së./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono