Kina hap librarinë futuristike – por me një problem të madh


22:40 | 17/11/2017

Pavarësisht se pjesën më të madhe të kohës sot e shpenzojmë në rrjetet sociale, nuk është e vështirë të çmosh një librari të mirë.
Në fillim të kësaj jave, në Kinë u çel një librari e cila i la të gjithë me gojë hapur dhe jo çuditërisht habiti internetin.

Libraria, e cila ndodhet në Binhai Cultural District në Tianjin, duket si pjesë e shkëputur nga filmat fantastiko-shkencore.
Raftet e librave krijojnë pirgje nga dyshemeja në tavan e me një rruzull ndriçues në mes. Fotot e shkrepura në të u bënë menjëherë virale.
Kjo hapësire mbulon një sipërfaqe prej 33.700 metrash katrorë. Sipas burimeve të brendshme, kjo libraria ka aktualisht 1.2 milionë botime, por skeptikët duket se kanë nxjerrë të tjera prova.

Ndërkohë që, në pamje të parë raftet janë të tejmbushura, pas një afrie dhe dëshire për të vënë në funksion këtë ambient mahnitës, zhgënjimi është i shpejtë.

Sasia e librave paraqet vetëm një fasadë groteske, pasi ajo pamje në të vërtetë është vetëm një sfond raftesh për të krijuar iluzionin e tejmbushjes.
Yahoo tregon se libraria në fakt përmban 200.000 libra, por synon të arrijë një kapacitet në të ardhmen deri në sasinë e proklamuar në fillesë.

Pavarësisht se sa botime përmban, përsëri do të ishte një experiencë e këndëshme vizita në këtë librari./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono