Kim Jong Un kthehet në shtëpi/ Irani paralajmëron liderin korean

23:13 | 12/06/201823:130

Pas takimit me Donald Trump, Kim Jong Un ka lënë Singaporin për t’u kthyer në Korenë e Veriut. Ndërkohë, Irani i ka bërë thirrje udhëheqësit që të mos i zërë besë presidentit amerikan, i cili mund ta anulojë marrëveshjen, sikurse bëri me Teheranin.

Lideri koreano-verior Kim Jong Un ka lënë Singaporin dhe është nisur drejt Penianit, pas takimit historik me presidentin Donald Trump. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave Kim është larguar nga qyteti-shtet gjatë natës, me orën lokale. Kanë qenë dy avionë privatë të “Air China” që janë ulur në Singapor pasditen e së martës, për të marrë delegacionin koreano-verior. Ndërkohë, qeveria e Iranit i ka dërguar një mesazh Kim Jong Un, ku e fton që të bëjë kujdes, pasi presidenti Trump mund ta anulojë marrëveshjen brenda pak orësh. Teherani zyrtar ka cituar si shembull eksperiencën e tij, duke e këshilluar Kim një muaj pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. “Personit me të cilin zoti Kim Jong Un ka negociuar nuk i dihet kurrë. Nuk ka asnjë garanci që ai nuk do ta anulojë marrëveshjen ende pa u kthyer në Shtëpinë e Bardhë”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë iraniane, Mohamad Bager Nobakt për agjencinë e lajmeve “IRNA”. Zëdhënësi ka vënë në dyshim besueshmërinë e presidentit Trump jo vetëm karshi vendeve të tjera. “Ky njeri nuk përfaqëson popullin amerikan, që me siguri do të distancohet prej tij në zgjedhjet e ardhshme”, ka shtuar Nobakt. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono