Kikia: Cakaj, emërim i sponsorizuar për Ministrinë e Jashtme

15:47 | 11/01/2019

Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm ka përplasur Kryeministrin dhe Presidentin i vendit. I ftuar në ABC News, gazetari Mentor Kikia, tha se Genti Cakaj është emër i sponsorizuar. Sipas tij, nuk kishte arsye për lëvizjen e Bushati, por është larguar sepse duhej t’i hapej rruga Cakajt.

“Pas shkarkimit, në protestat e studentëve u duk një meme ku studentët thonin “duam Linditën prapë”. Kjo ishte ironi për të treguar që zgjedhjet e reja ishin më të këqija. Për mendimin tim Bushati ka qenë një Ministër i mirë i Jashtëm. Me gjithë kontestimet me marrëveshjen me Greqinë ka qenë një nga ministrat që i ka avancuar negociatat. Ajo që duhte të pranojmë është që ndryshe nga Ministrja e Arsimit që u hoq për të kompensuar protestën, Ministri i Infrastrukuturës për problemet me tenderat, ministri i Jashtëm nuk kishte arsye për t’u hequr. Këtu duket që emërimi i Cakajt është një sponsorizim. Emri që e ka këshilluar dhe mbrojtur fort është këshilltari i Ramës, Baton Haxhiu, por se cila është prapavija se pse duhej krijuar kjo centrifugë politike është e paqartë. Mesa di unë Bushati nuk do ikte, por Bushati është lëvizur sepse duhej t’i hapej rruga Cakajt”.

Përsa i përket përplasjes Meta-Rama, Kikia u shpreh se Metae ka argumentuar vendimin e tij ndaj Cakajt, ndërkohë nga ana tjetër Rama nuk ka sqaruar asgjë.

“Është çështje ekspertëve, por nga analizat e juristëve Meta është në fushën e veprimit si President dhe e ka argumentuar mosdekretimin e Cakajt. Dhe kjo është arma e tij. Ai i referohet Cakajt me mospajisje me certifikatë sigurie. Për njerëzit që drejtojnë, ky është një minus i madh për Cakajn për t’u katapultuar si ministër i Jashtëm. Meta ka argumentuar përvojën dhe mungesa e përvojës për një njeri që nesër do duhet të ulet me kolegun grek është një barrë që në njeri mund të ndihet. Argumenti i Ramës që është i zgjuar nuk është me vlerë në këtë rast. Meta është duke luajtur me argumente kushtetuese. Rama nuk e dimë çfarë argumentash i ka dërguar Metës në atë që e quajti paketa e argumenteve”.

Më tej, Kikia u shpreh se Rama ka dy zgjidhje për Ministrinë e Jashtme.

“Rama ka dy zgjidhje, ose ta drejtojë Ministrinë e Jashtme me zëvendësministër ose të dërgojë një kandidaturë tjetër, por që në Shqipëri do përkthehej si ulje hunde”.

Drejtori i lajmeve në Klan Plus tha gjithashtu se Meta do të vazhdojë të ruajë marrëdhënie të ftohta me kryeministrinë duke parë më vemendje çdo propozim.

“Unë mund të them se më shumë se sa pamë sot nuk mund të degradojë. Në aspektin institucional unë mendoj se Meta do vazhdojë të shikojë me lupë çdo marrëdhënie që ekziston mes predisencës dhe kryeministrisë për të ndaluar çdo gjë që mund t’i vijë nga kryeministrisë brenda normave të Kushtetutës. Kthimi mbrapsht i Ministrit të Jashtëm ka një miratim nga opinioni publik, dhe nëse Meta e kthen në një trend do ulte shumë pikë”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono