KiE pranon listën e Shqipërisë për anëtar të Gjykatës Europiane
Architect : Richard Rogers Partnership

21:39 | 03/10/2018

Darian Pavli është përzgjedhur si kandidat për anëtar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Komisioni përzgjedhës i kandidatëve për anëtarë të kësaj gjykate e ka përzgjedhur Pavlin, si kandidatin më të kualifikuar mes emrave të propozuar nga Shqipëria. Dy emrat e tjerë të propozuar ishin Sokol Berberi dhe Marjana Semini.

Kandidatë për anëtarë të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut kishin propozuar edhe Turqia e Norvegjia. Komisioni përzgjedhës ka intervistuar të gjithë kandidatët më 28 Shtator. Përvec kandidatit të Shqipërisë, komisioni ka pranuar edhe një prej kandidatëve të propozuar nga Norvegjia, ndërsa ka rrëzuar listën e Turqisë, pasi nuk kishte kandidatë mjaftueshëm të kualifikuar.

Votimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës do bëhet më 9 Tetor, por sipas procedurës, pavarësisht pëlqimit për kandidatin Darian Pavli, në votim do përfshihen edhe dy kandidatët e tjerë Sokol Berberi e Marjana Semini, ndërsa rezultati do varet edhe nga lobimi, për secilin kandidat.

Kjo është hera e tretë që Shqipëria paraqet listën e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Lista e parë u rrëzua për mosrespektim procedurash, ndërsa e dyta për për mosplotësim kriteresh nga kandidatët./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono