Kida drejt suksesit ndërkombëtar, këngëtarja ka rezervuar surpriza për këngën e re

12:08 | 22/01/202012:080

Bashkëpunimi me DJ francez Hcue për këngën “Don’t say no more”, duket se ka qenë një sukses i madh për Kidën.

 

Këngëtarja tashmë thuhet se ka bashkëpunuar me një artist tjetër francez, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur për publikun.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtarja ka treguar se për këngën po punon në Francë dhe producentët nuk janë shqiptarë.

 

Ajo nuk ka zbuluar më tepër detaje duke shtuar kuriozitetin e fansave, megjithatë kjo këngë me siguri do i hapë dyert e suksesit ndërkombëtar.

Kujtojmë se kënga e fundit e Kidës është publikuar pak para përfundimit të vitit të shkuar dhe mezi po presim ta shohim se çfarë ka përgatitur për vitin e ri./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono