“Khashoggi”/ SHBA dhe Britania mund të sabotojnë samitin e Arabise Saudite

14:53 | 14/10/2018

SHBA dhe Britania e madhe po shqyrtojnë mundësinë e bojkotimit të samitit ekonomik të Arabisë Saudite. Vendimi mund të merret për shkak të dyshimeve se agjentë sekretë sauditë kanë vrarë gazetarin Khashoggi në Konsullatën arabe në Stamboll.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe po konsiderojnë bojkotimin e “Davos në shkretëtirë”, samitin e gjigantëve të financave dhe ekonomisë amerikane, të planifikuar në Rijad nga 23 deri më 25 tetor. Vendimi po merret në kosideratë pas rastit të Jamal Khashoggi, gazetari disident të zhdukur 12 ditë më parë në konsullatën saudite në Stamboll. Më herët Presidenti I Shteteve të Bashkuara, Donald Trump premtoi “dënim të ashpër”.

Burime diplomatike bëjnë me dije për BBC, se sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin dhe sekretari për tregtinë ndërkombëtare I Mbretërisë së Bashkuar, Liam Fox, mund të mos marrin pjesë në eventin në Rijad. Kjo konferencë zhvillohet nën drejtimin e princit trashëgimtar të kurorës mbretërore arabe, Mohamed bin Salman.

Khashoggi u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll. Sipas policisë turke, brenda asaj ndërtese, ai është torturuar dhe vrarë. Sipas Neë York Times, gazetari, i cili ka bashkëpunuar me Washington Post, është ekzekutuar në një mënyrë horror nga agjentë të inteligjencës së Rijadit. Trupi I tij është nxjerrë jashtë selisë diplomaatike dhe më pas është larguar me anë të një minifurgoni të zi. Ndër të tjera, qeveria turke ka informuar zyrtarët amerikanë se janë në posedim të regjistrimeve audio dhe video që vërtetojnë se Khashoggi u vra brenda konsullatës. Por Riad i mohon akuzat dhe i cilëson “gënjeshtra”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono