Këshilli Kombëtar voton ekipin e ri të kryetarit Lulzim Basha

15:55 | 19/01/201915:550

Ish- Presidenti Nishani do të jetë kreu i Këshillit Kombëtar të PD. Ky organ rikonfirmoi sot Edmond Spahon dhe Edi Paloken nënkryetarë të PD. Po ashtu u zgjodh sekretariti dhe 15 anetarët e kryesisë së PD.

E shtuna mblodhi në selinë blu këshillin kombëtar të partisë demokratike i cili votoi kryesinë e re të kësaj force politike si dhe ekipin me të cilin z. Basha do të përgatisë zgjedhjet por edhe modalitetet e aksionit opozitar.

Ajo që shënoi edhe mbledhjen e parë formale të këtij organi, nisi me zgjedhjen e kreut të vetë Këshillit, 350 anëtarët e së cilit votëbesuan propozimin e kryetarit të demokratëve Lulzim Basha për postin, ish-presidentin Bujar Nishani.

Më pas Këshilli ri-konfirmoi në detyrë dy nënkryetarët demokratë Edi Paloka dhe Edmond Spaho …

Halim Kosova – Kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës

Jemin Gjana – Kryetar i Komisionit Zgjedhor

Arben Ristani – Kryetar i Komisionit të Apelimit

Alfred Rushaj – Kryetar i Bordit Financiar

Kryetarje e LDG – Albana Vokshi

Kryetar i FRPD – Belind Kellici

…si dhe votëbesoi kandidaturat e kryedemokratit Basha për organet statuore dhe kryesinë ex-officio.

Votimi vijoi në selinë blu me zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm dhe ata funksionarë.

Kështu sekretar organizativ në vend të Arben Ristanit zgjidhet Gazment Bardhi.

Në ndihmë të tij do të jenë edhe katër sekretarët funksionalë të dalë nga vota e antarësisë së Këshillit dhe më përkatësisht…

Çlirim Gjata, Sekretar për Çeshtjet Ligjore

Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ

Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Ervin Minarolli, Sekretar për Burimet Njerëzore

Njëkohësisht Këshilli zgjodhi edhe 15 anëtarët e kryesisë mes emrave të porpozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha. Është ky ekipi me të cilin Partia Demokratike pritet të formësojë dhe organizojë protestat e paralajmëruara nga kryetari i selisë blu, si dhe ky i fundit të udhëheqë forcën politike që drejton në zgjedhjet vendore të Qershorit të këtij viti./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono