Këshilli i investimeve, Ahmetaj: Gati ndryshimet ligjore për të hequr 10 leje


18:15 | 13/02/2018

Për të shkurtuar kohën e pritjes dhe lehtësuar procedurat një sërë autorizimesh sipërmarrësit mund t’i marrin online. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se shumë shpejt do të thjeshezohen edhe një sërë procedurash të tjera.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë gati ndryshimet ligjore për heqjen e 10 lejeve dhe thjeshtëzimin e proceduarave për një sërë licensash që iu kërkohen sipërmarrësve. Ministri Arben Ahmetaj informoi Këshillin e Investimeve, ku theksoi se tashmë një sërë autorizimesh kanë kaluar online.

Arben Ahmetaj: “Përsa i përket Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sot kaluar online, gati 13 autorizime përsëriteshin në vit gati 600 mijë herë dhe nuk përtoj së theksuari se nëpërmjet këtij veprimi, kalimi online, janë kursyer në një vit gati 50 vite pune të biznesit.”

Ndërkohë në dogana ka nisur të funksionojë njësia qendrore e vlerësimit të deklaratave doganore në momentin e importit.

Ndërkohë, ministri i Financave dhe Ekonomisë informoi anëtarëte të Këshillit të Investimeve për takimin e zhvilluar me numrin dy të Fondit Ndërkombëtar Monetar.

Sipas Ahmetaj, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Fondit, Tao Zhang, ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria dhe e ka nxitur atë t’i vijojë më tej ato./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono