Këshilla e Matthaus: Eriksen shumë i ngathët, Bayerni të investojë te ky lojtar

13:47 | 17/10/201913:470

Christian Eriksen është një ndër emrat më të përfolur në merkato. Danezit i përfundon kontrata me Tottenhamin në verë dhe rinovimi nuk ka shanse të ndodhë. Garës për shërbimet e tij i është bashkuar edhe Bayern Munchen.

Bavarezët e pëlqejnë organizatorin nordik, por një emër i madh i futbollit gjerman frenon entuziazmin e tyre. Lothar Matthaus është kundër këtij transferimi. Ish-kapiteni i Bayernit analizon mendimin e tij në një prononcim për Sport1, duke i bërë thirrje drejtuesve të klubit bavarez që të heqin dorë nga kjo mundësi.

Eriksen është një lojtar shumë i ngathët për Bayernin. E ndjek atë prej vitesh dhe këtë vit nuk më ka pëlqyer aspak. Ky do të ishte një transferim pa asnjë kuptim për bavarezët. Nëse nuk bën diferencën te Tottenhami, si mund ta bësh te Bayerni?! Eriksen është një lojtar shumë teknik, një tipik numër 10, por atë rol mund të bëjë edhe Coutinho.

Gjithsesi, është shumë i ngathët dhe Niko Kovac preferon lojtarë të shpejtë. Insistoj në faktin që një blerje e tillë nuk ka fare sens. Danezi nuk bën diferencën në nivele të larta. Bayerni duhet të përqendrohet te blerja e Kai Havertz në verën e ardhshme“, thekson Matthaus. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono