Kërkuan rinumërim votash, hidhet poshtë ankesa e partive kosovare

17:31 | 08/10/201917:310

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë publikoi rezultatin përfundimtar të votave të rregullta në zgjedhjet e së dielës, sipas të cilit fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 25.48%. Në këtë rezultat nuk përfshihen votat me kusht dhe ato të Diasporës. Po sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi qe nuk do të ketë rinumërim të votave.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë ankesat e tri partive politike, LDK-së, PDK-së dhe koalicionit Nisma-AKR-PD të cilat kërkonin rinumërim të votave me pretendimin se kishte një gabim teknik në formularë të rezultateve të subjekteve politike.

Ndërsa kamë publikuar  të rezultateve përfundimtare të votave  të rregullta në bazë të së cilave prin Lëvizja Vetëvendosje me 25.48% të votave, LDK-ja mbetet e dyta me 24.82% të votave, PDK e treta me 21.24% , AAK 11.57%, ndërsa Nisma-AKR 4.96% të votave që i bie të mos e kalojë pragun zgjedhor prej 5%.  Ka mbetur edhe numërimi i votave me kusht deri në shpalljen përfundimtare të këtyre rezultateve.

Ndryshe procesin zgjedhor në përgjithësi misioni vëzhgues i BE-së e konsideron transparent. Ndërsa ka  kritika  për garë jo fer në veri.

“Këto zgjedhje ishin të administruara mirë dhe transparente. Fushata ishte e gjallë dhe konkurruese duke i lejuar garuesve që të bëjnë fushatë lirshëm në Kosovë. Ambienti i fushatës në veri u cenua nga frikësimi, duke vënë në shënjestër kandidatët dhe përkrahësit që nuk ishin rreshtuar me Listën Serbe”.

Gjatë ditës fituesi i zgjedhjeve në bazë të rezultateve preliminare Albin Kurti ka pritur në zyrat e tij ambasadorin amerikan Philipe Kosnet. Sipas Vetëvendosjes në takim është diskutuar për dialogun Prishtinë Beograd dhe luftën kundër korrupsionit.

Derisa po pritet në koalicion i mundshëm LDK-LVV kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  Ramush Haradinaj ka lënë të kuptohet se nuk do të bashkëqeverisë me Kurtin, madje duke e quajtur atë mashtrues.

Kosova të dielën mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono