Kërkesat e studentëve dhe qasja që pati Rama që në nisje të protestës

14:42 | 16/12/2018

Një qasje e re ishte ajo e Kryeministrit Rama përballë kërkesave të studentëve. Përkundrejt kauzave që kanë përfaqesuar protestat e organizuara nga kategori të ndryshme të shoqërisë, tubimet e mbajtura këto ditë nga studentët i sollën qëndrimet e Ramës në një formë ndryshe.

Nuk e mori seriozisht fillimin e protestës së studentëve duke i dhënë sqarime në rrjetet sociale se kërkesat e tyre nuk ishin përgjegjesi e qeverisë për t’i realizuar, por i universiteteve. Këtë e tregojnë edhe statuset në rrjetet sociale.

Kërkesës për kushte më të mira iu përgjigj me një tjetër status duke i treguar studentëve se kjo qeveri si asnjë tjetër më parë ka nisur një investim 18.8 milionë euro në bashkëpunim me qeverinë gjermane për të ndryshuar situatën e konvikteve. Asnjë prej këtyre reagimeve nuk bindën studentët që shtoheshin dita ditës. Kryeministri ndryshon taktikë. Po në rrjetet sociale vendos t’u dalë me figurë dhe t’u kërkojë që të ulen e të flasin.

“Kur edhe po ta dëshirojnë këtë gjë Bujrum kjo zyrë është e imja por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që synon ta përdorë për idenë e duhur, në shërbim të vendit, shoqërisë dhe së ardhmes që fëmijët e sotëm të Shqipërisë meritojnë”, tha ai.

Thirrja Bujrum mori të njëjtin reagim. Një jo në kor. Këtu duket se nis edhe këmbëngulja e kryeministrit për dialog duke sqaruar se nuk kërkon negociata.

Ftesa e radhës po nga rrjetet sociale vjen më konkrete nga shefi i qeverisë. I cakton orën dhe vendin për të dialoguar virtualisht.

Me këtë kryeministri Edi Rama i kërkon të mos i japin fund protestës, por të zgjidhin në tryezë më shumë probleme seç kanë ngritur vetë studentët. Dhe duket i sigurtë për këtë ballafaqim.

“Jam shumë kurioz si shkon kjo punë”, tha ai.

Dialogu i kërkuar nga kryeministri përfundoi në monolog.

“Unë them që ne do të forcohemi dhe studentëve të shkëlqyer këtu do t’i japim bursë, por si do t’ua japim? Unë ktu, ju atje?”, theksoi ai.

Kreu i qeverisë e mbylli fjalimin e tij të gjatë jo me buzqëshjen që e karkaterizoi disa ditë më parë.

“Qofte te daja qeveria nuk prodhon dot”, u shpreh ai.

E statuset ndoqën njëri tjetrin në rrjetet sociale me të njëjtën kërkesë, Po 8 kërkesave, por me dialog. Madje filluan të shndërroheshin edhe në humor në rrjetet sociale të shpërndara edhe nga vetë kryeministri Rama.

Kështu ka vazhduar kryeministri Rama që nga nisja e protestës, me kërkesa të bëra në rrjete sociale, nga studio televizive e nga foltorja e parlamentin. Herë serioz e herë me humor.

Së fundi ka nisur të marrë shembuj nga të rinjtë që protestojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ata u ulën në tryezë e dialoguan shkruan kryeministri, i cili ka marrë edhe një citim të ish zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara, Eleonor Roosvelt mbi dialogun.

“Ne duhet të përballemi me faktin që ose do të vdesim të gjithë së bashku ose do të mësojmë të jetojmë së bashku dhe nëse kemi ndërmend të jetojmë së bashku ne duhet të dialogojmë”, citon Rama zonjën Roosevelt, diplomate dhe aktiviste e cila për u quajt edhe “Zonja e Parë e Botës”.

Përgjigja ka mbetur e njëjtë edhe pas 12 ditëve protestë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono