Kërcënoi punonjësit e bashkisë në Kamëz, arrestohet 61-vjeçari

11:01 | 08/11/201911:010

Policia ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi akuzohet se ka kërcënuar punonjësit e bashkisë së Kamzës. Në pranga ka rënë R.S., 61 vjeç, banues në Valias i ri, në Kamëz.

Ky i fundit është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e tij dhe gjatë momentit që ky shtetas po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Njoftimi i plotë:

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të patrullës të përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 5 parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

Në pranga një 61-vjeçar, i cili kërcënoi për shkak të detyrës punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Valiasi”, shtetasin: R. S., 61 vjeç, banues në Valias i ri, në Kamëz.

Ky shtetas është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e shtetasit R. S. dhe gjatë momentit që ky shtetas po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono