Kënga fituese e “Eurovision” akuzohet për plagjaturë

14:07 | 09/07/2018

Izraeli mund të humbë titullin fitues të Eurovzionit për këtë vit, nëse vërtetohen akuzat për plagjaturë të këngës së interpretuar nga NETA.

Kënga izraelite mund të mos jetë fituese e Eurovizion. Pas dyshimeve të shprehura për plagjaturë, çështjen e ka në dore një gjykatë që do të vendosë nëse autorët e këngës Toy e kanë kopjuar apo jo atë.

Kompania amerikane “Universal Music Studios” ka thënë se kënga e Nettës është kopjuar nga hiti i grupit amerikan “The Ëhite Stripes”, “Seven Nation Army”.

Kritikët e muzikës kanë vënë re ngjashmëritë në linjat muzikore mes dy këngëve, ndërsa avokatët e “Universal Music Studios” thonë se ka ngjashmëri në ritëm dhe në harmoni. Nga këngëtarja izraelite nuk është bërë asnjë koment mbi pretendimet për plagjaturë.

Nëse në gjyq fiton kompania “Universal”, Izraeli rrezikon të humbasë çmimin e parë dhe të mos jetë në vitin 2019 vendi pritës i festivalit “Eurovision”.

Organizatori në një situatë të tillë do të ishte Qipro pasi çmimi i fitores do t’i kalonte shqiptares Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron në Eurovizion dhe që u rendit e dyta. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono